Federata Franceze nuk e njeh trajnerin e PSG-së

Christophe Galtier u emërua këtë verë në krye të PSG në atë që mund të konsiderohet si aventura më e rëndësishme për trajnerin francez. 55-vjeçari i cili shpalli kampion Lille në vitin 2021, tashmë do të provojë suksesin vendas, por mbi të gjitha europian me kryeqytetasit teksa ka nënshkruar një kontratë dyvjeçare.

Mirëpo, së fundmi presigjiozja L’Equipe ka bërë një zbulim të bujshëm ku theksohet se Federata Franceze e Futbollit nuk e njeh Galtier si trajnerin e PSG.

Kjo për arsye se çdo trajner profesionist në Francë, duhet t’i nënshtrohet testimeve çdo tre vite për të vërtetuar aftësinë në profesion. Kjo kohë ka kaluar për Galtier, megjithatë, siç nënvizon L’Equipe, tekniku i PSG ka nisur procedurat me Federatën për të gjetur një datë të lirë ku mund të testohet sërish për njohuritë e tij.

Sakaq, PSG do të startojë mbrëmjen e së shtunës edicionin e ri të Ligue 1 ku përballet me Clermont në transfertë teksa pavarësisht telasheve të fundit, prezenca e Galtier në stol nuk është në dyshim dhe ish-i Lilles do të jetë pranë futbollistëve për t’i drejtuar si normalisht.

Më Shumë

Pas shpërthimit në Prizren, avokati Kadolli: Nuk dyshoj në askënd

Avokati Betim Kadolli ka reaguar pas shpërthimit të fuqishëm që ndodhi gjatë natës në afërsi të shtëpisë së tij në Prizren, ngjarje që shkaktoi...

Kurti në Has vlerëson sakrificën e dëshmorëve dhe rolin e sportit

“Qeveria do të jetë mbështesë çdo iniciativë sportive”. Kështu deklaroi kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, i cili mbrëmë i shoqëruar edhe nga...

Lajmet e Fundit