17.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Fëmija anarkist që tentoi të vriste Duçen

Jemi në vitin 1926. Ora shënon 17:40.

31 tetori do të shënjonte një atentat të radhës në drejtim të Benito Musolinit (ish-diktatorit italian).

Makina e tij e hapur (cabriolet) hyri në Kantonin dei Fiori, kryqëzimi midis rrugës Rizzoli dhe rrugës së Pavarësisë.

Duçe, i cili u kishte mbijetuar dy sulmeve të tjera që nga fillimi i vitit, ishte i padëmtuar.

Ata panë togerin e këmbësorisë Carlo Alberto Pasolini teksa ngërthente një djalë duke u hedhur mbi të.

Anteo Zamboni

Kjo u pasua nga një dhunë e paprecedentë, e cila u ndal vetëm kur në trotuar po dergjej trupi i torturuar i 15-vjeçarit, Anteo Zamboni.

Babai i tij ishte ish-anarkisti Mammolo Zamboni. Jo vetëm, tezja e Anteo-s ishte antifashistja e njohur, Virginia Tabarroni.

Kaq mjaftoi për të mbyllur çështjen me një dënim prej tridhjetë vitesh burgim për dy të rriturit dhe pesë vite burg për vëllezërit më të mëdhenj të Anteo-s, Ludovico-n dhe Assunto-n, të cilët konsideroheshin si “potencialisht të rrezikshëm”.

Anteo njihet në Itali si “partizani i parë” ose “fëmija anarkist”. Por, ende sot e kësaj dite ka shumë dyshime rreth atentatit të 31 tetorit.

Benito Musolini (ish-diktatori italian)

Për shembull, as nuk dihet me siguri nëse ai e ka tërhequr në të vërtetë këmbëzën.

Dëshmia e toger Pasolinit mund të përmblidhet në fjalinë: “Më kanë gjuajtur mbi shpatullën e majtë, jam kthyer dhe pashë Zambonin me pistoletë”.

Pra, askush nuk mundi të konstatonte nëse Anteo e kishte përdorur vërtet armën apo vetëm sa e mbante në dorë.

Për më tepër, linçimi i tij i menjëhershëm ngrinte një dyshim tjetër për kohën.

Libra, rrugë dhe shfaqje teatrale i janë kushtuar Anteo Zamboni-t, por në internet gjenden vetëm tre foto të tij: një në moshën shtatë-vjeçare dhe dy pas vdekjes.

E pamundur të njohësh fëmijën në trupin e adoleshentit të gjymtuar nga goditjet dhe therjet.

Në vitin 1926 i vetmi që përçmoi publikisht fundin mizor të Zamboni-t ishte pikërisht Duçe që e përcaktoi linçimin e djalit si “një akt barbar”.

/Albanianpost.com

Më Shumë

Lajmet e Fundit