17.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Malishevë/ Dënohet me 9 muaj burgim me kusht i akuzuari pasi pranoi fajësinë për legalizim të përmbajtjes së rreme

Sinan Gashi, i akuzuar për legalizim të përmbajtjes së rreme, është dënuar me nëntë muaj burgim me kusht nga Gjykata Themelore në Gjakovë, dega në Malishevë.

Sipas aktgjykimi të shpallur të premten nga gjykatësi Njazi Morina, dënimi me kusht nuk do të ekzekutohet nëse i akuzuari nuk kryen ndonjë vepër tjetër penale brenda 2 viteve, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Ndaj të akuzuarit Gashi është shqiptuar edhe dënimi plotësues, konfiskimi i parashtresës të lëshuar nga Ministria e Punëve të Jashtme, dhe pasqyrës së llogarisë së trustit në emër të akuzuarit Sinan Gashi për periudhën 1 gusht 2002, deri më 14 tetor 2019.

Gjithashtu, ai është ngarkuar edhe me shpenzimet procedurale dhe atë, 40 euro në emër të paushallit gjyqësor dhe 30 euro në emër të kompensimit të viktimave të krimit.

Ndryshe, i akuzuari në shqyrtimin fillestar të mbajtur më 30 nëntor të këtij viti, kishte pranuar fajësinë.

Në këtë rast, i akuzuar për veprën penale “Falsifikim i dokumentit, ishte edhe Adriatik Kryeziu, por në seancën fillestare, të mbajtur më 30 nëntor 2021, me aktvendim të Gjykatës Themelore në Gjakovë, dega në Malishevë, është veçuar procedura penale ndaj tij, me arsye se në bazë të verifikimit të vendndodhjes së tij, nga Stacioni Policor në Malishevë, i njëjti gjendet jashtë vendit.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Gjakovë, të ngritur më 29 tetor 2020, të akuzuarin Sinan Gashi e ngarkonte me veprën penale “Legalizim i përmbajtjes së rreme”, ndërsa të akuzuarin e dytë Adriatik Kryeziu, për veprën penale “Falsifikim i dokumentit”.

Sipas dispozitivit të parë të aktakuzës, i pandehuri Gashi akuzohet se me datë 12 mars 2020, me qëllim të vënies në lajthim të organin kompetent, ka shkuar në Ministrinë e Punëve të Jashtme , në departamentin për çështje konsullore, dhe ka dorëzuar dokumentin për legalizim, kinse të lëshuar nga Trusti Pensional i Kosovës, me qëllim që ta përdor si dokument valid pranë Ambasadës Sllovene.

Me këtë, Gashi akuzohej se ka kryer veprën penale “Legalizim i përmbajtjes së rreme” nga neni 395, paragrafi 1 të Kodit Penal.

Ndërsa sipas dispozitivit të dytë të aktakuzës i akuzuari Adriatik Kryeziu, akuzohet se me datë ende të pa vërtetuar e vitit 2019, e deri më datë 12 mars të vitit 2020, pasi fillimisht merret vesh me të akuzuarin Sinan Gashi, në Administratën Tatimore të Kosovës në Malishevë, i siguron dhe i përpilon dokument të falsifikuar me qëllim të shfrytëzimit të tij si origjinal kinse të Trustit Pensional si punëtor i firmës “Ujvara”.

Tutje në dispozitivin e dytë thuhet se, i akuzuari Kryeziu në mungesë te zyrtarit pranë zyrës së ATK-së e vulos dokumentin, të cilin dokument ia jep në shfrytëzim të akuzuarit Sinan Gashi për ta shfrytëzuar për vizë sllovene pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme, për të cilin dokument merr shumën prej 300 euro.

Me këtë, Kryeziu akuzohet se ka kryer veprën penale “Falsifikim i dokumenteve ” nga neni 390, paragrafi 1 të Kodit Penal. /BetimipërDrejtësi

Më Shumë

“Beteja 3” në fundjavë

Fundjava pritet të jetë edhe më e ‘zjarrtë’ në basketbollin e Kosovës. Në këtë fundjavë do të zhvillohen ndeshjet e treta gjysmëfinale të “Play-offit” në...

32 vjeçari nga Suhareka dyshohet se i dha fund jetës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë ditës së sotme në Shirokë të Suharekës, dyshohet se një person i ka dhënë fund jetës së...

Lajmet e Fundit