16.8 C
Prizren
E enjte, 28 Mars, 2024

Hulk dhe Diego Costa ndihmojnë Atletico Mineiro-n të shpallet kampion i Brazilit pas gjysmë shekulli

Skuadra e Atletico Miniero-s është shpallur kampion i Brazilit, pas një pritje prej plot 50 vjetësh.

Titullin e fundit dhe të njëkohësisht të parin në historinë e tyre, ata e kishin fituar në vitin e largët 1971.

Ndërsa këtë herë ata u shpallën matematikisht kampionë, dy javë pa përfunduar kampionati në Brazil, falë fitores në udhëtim ndaj Bahia-s me shifrat 2:3.

Një sukses i merituar për Atletico Mineiro-n që e çoi përkohësisht në +11 pikë avantazhin ndaj Flamengo-s së vendit të dytë në renditjen e Serisë A braziliane.

Një titull i fituar nën shenjën e dy emrave të mëdhenj të futbollit, ish-sulmuesit të Porto-s dhe Zenit-it, Hulk që është pjesë e skuadrës nga Mineirao që nga fillimi i këtij viti dhe Diego Costa-s, ish-sulmuesit të Atletico Madrid-it e Chelsea-t, i cili u bashkua me këtë skuadër në muajin gusht të këtij viti.

Hulk ishte më meritori për këtë titull të fituar nga Mineiro i cili shënoi 18 gola dhe dhuroi shtatë asistime brenda 34 ndeshjeve, që është edhe golashënuesi më i mirë në ligën braziliane

Ndërsa edhe Diego Costa kontribuoi me pesë gola dhe një asistim gjatë 17 paraqitjeve, derisa edhe ish-mesfushori i Napoli-t e Valencia-s, Eduardo Vargas, regjistroi një sezon të mirë, duke ndihmuar skuadrën me nëntë gola të realizuar dhe katër asistime.

Me një trajner si 58 vjeçari Cuca në stol por edhe me emra të tjerë si kiliani Matias Zaracho, Keno apo edhe ish-futbollisti i Inter-it dhe Romës Dodo, bardhezinjtë nga Belo Horizonte bënë një nga sezonet më të mira në histori të klubit.

Në transfertën ndaj Bahia-s, Atletico Mineiro duhej vetëm të mos humbiste për tu shpallur kampionë, por ata u gjenden në disavantazh të dy golave në pjesën e parë.

Por mysafirët brenda një periudhe kohore prej pesë minutash, arritën të përmbysnin gjithçka.

Ishte fillimisht Hulk që ktheu në gol një penallti në minutën e 73-të, pastaj braziliani tjetër, Keno, shënoi dy gola të shpejtë në minutat 74 dhe 77, për të rikthyer festën e klubit të tij, pasi sollën në Belo Horizonte titullin e dytë kampion në historinë e klubit.

/Albanianpost.com

Më Shumë

Osmani në Krushë të Madhe: Zërat e viktimave kumbojnë ende, po inaugurohet muzeu për ta mbrojtur të vërtetën e luftës sonë

Në Krushë të Madhe në Rahovec është përkujtuar masakra e kryer 25 vjet më parë, më 25 mars 1999, e cila la rreth 250...

Në gjendje të dehur sulmoi fizikisht nënën e tij, arrestohet i dyshuari në Suharekë

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të dhunës në familje. Rasti ka ndodhur në Suharekë, ku një person në gjendje të dehur ka...

Lajmet e Fundit