Fermerët e rajonit të Zhupës përfitojnë materiale për kultivimin e bimëve manore

Kryetari i Komunës së Prizrenit Mytaher Haskuka së bashku me drejtorin e Caritasit Zviceran, Gerhard Schaumberger dhe drejtoreshën e Zyrës Koordinuese për Bashkëpunim Zhvillimor të Austrisë në Prishtinë (ADA), Sandra Horina, kanë bërë shpërndarjen e materialeve për kultivimin e bimëve manore për fermerët e rajonit të Zhupës, që kanë përfituar nga projekti SIRED (Zhvillimi i Qëndrueshëm dhe Gjithëpërfshirës Ekonomik Rural).

Në kudër të këtij projekti, i cili është bashkëfinancim i Komunës së Prizrenit dhe Caritasit Zviceran, gjithsej 14 fermerë të rajonit të Zhupës, sivjet kanë përfituar materiale për kultivimin e bimëve manore, të cilët do t’i mbjellin në një hapësirë rreth 1.5 hektarë.

Me këtë rast kryetari Haskuka deklaroi se bimët manore aktualisht janë një nga llojet e bimëve më të kërkuara nga tregu ndërkombëtar. Në këtë aspekt, ky projekt përveçse do të rrisë të ardhurat e familjeve të fermerëve, po ashtu do të ndikojë edhe në zhvillimin e përgjithshëm të komunës së Prizrenit.

Së fundmi, kryetari Haskuka falënderoi Caritasin Zviceran dhe ADA-n për bashkëpunim e tyre me Komunën e Prizrenit dhe për mbështetjen e fermerëve.

Më Shumë

Vrasja në Zlipotok të Dragashit: Viktimë imami i fshatit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në fshatin Zlipotok të Dragashit, ku një 47-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se...

Në Prizren arrestohet një i kërkuar dhe i dënuar me 1 vit burg për vjedhje të rëndë

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arritur ta lokalizojë një të dyshuar për “vjedhje të rëndë” e që ishte i dënuar me 1...

Lajmet e Fundit