2.1 C
Prizren
E diel, 18 Janar, 2026

Festivali Ndërkombëtar i Stripit, Karikaturës dhe Satirës në Prizren, 28-31 korrik

Përgjatë datave 28-31 korrik 2017, në një ndër qytetet më të vjetra dhe si qendër kulturore e Kosovës, në Prizreni, nën organizimin e Shoqatës së Strip-Artistëve Kosovarë “Xhcomic”, do të mbahet edicioni i 14-të i festivalit ndërkombëtar të stripit, karikaturës dhe të satirës.

Edicioni i 14-ë i këtij festivali përbëhet prej dy temave të posaçme, tema për strip është e lidhur me historinë kosovare “Historia e Legjendave Kosovare” me tema ngacmuese dhe shumë domethënëse për karikaturë dhe satirë është “Barazia Gjinore”.

“Puna e palodhur dhe shpresa ka dhënë fruta marramendëse të suksesit, ku në këtë edicion kanë mbërritur 2978 punime nga 671 artistë prej 86 shteteve. Vetë pjesëmarrja dhe interesimi i artistëve vendorë dhe botërorë paraqet suksesin dhe peshën e festivalit në platformën botërore”, thuhet në komunikatën e këtij festivali.

Festivali ka qëllimin e paqes të së nesërmes dhe të bashkëpunimit të ndërsjellë me artistët botërorë duke shkëmbyer eksperiencat, duke ndarë miqësinë, të ndjejnë shijen e lirisë së artit kosovar dhe atë botëror.

“Me këtë edicion jemi të asaj shprese që pas 14 viteve jemi në një karvan të mirëfilltë, me shpresë që ky karvan do të ecë edhe për shumë vite duke ekspozuar kulturën dhe historinë kosovare dhe duke dhënë shpresa të reja për artistët e rinj”, theksohet më tej në komunikatë.

Përgjatë 4 ditëve të festivalit do të behet ekspozimi i 320 punimeve dhe do të mbahen punëtoritë katër ditore. Hapja e ekspozitës do të bëhet më datën 29 korrik 2017 në ora 19:30 në galerinë e Gazi Mehmet Pashës “Hamam” në Prizren, ku do të jenë të pranishëm edhe artistët vendorë dhe botërorë si: Vehap Kokalari (Shqipëri), Yasar Firat (Turqi), Devrim Kunter (Turqi), Erdogan Karayel (Gjermani), Vesna Nichevska (Maqedoni), Darko Bogdanov (Maqedoni), Jordan Kocevski (Maqedoni), Alla dhe Chavdar Georgievi (Bulgari), Tchavdar Nikollov (Bulgari), Christo Komarnitski (Bulgari), Vjekoslav Bojat ( Mali i zi), Nenad Ostojic (Kroaci), Faton Kryeziu (Kosovë), Erdina Fetahu ( Kosovë), Dilara Kogjakatët (Kosovë), Gani Sunduri (Kosovë) dhe Ardita Shehu (Kosovë).

Realizimi i festivalit mundësohet nga: Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Komuna e Prizrenit, Konsullata Turke, Strip Arti 9, PDH Poloni, PDH Kosovë.

Më Shumë

Kandidatit për deputet të PDK-së i hiqen më shumë se 3 mijë vota vetëm në Komunën e Prizrenit

Vota për kandidatët e Partisë Demokratike të Kosovës në Prizren në zgjedhjet e 28 dhjetorit është devijuar ndjeshëm në numërimin e parë, sipas të...

Roberto Bakaj triumfon përsëri, ruan rekord perfekt 16-0 në boksin profesionist

Boksieri shqiptar Roberto Bakaj ka regjistruar një tjetër fitore të rëndësishme në karrierën e tij profesioniste, duke mposhtur Brayan Santander nga Kolumbia në përballjen...

Lajmet e Fundit