14.8 C
Prizren
E enjte, 26 Mars, 2026

Festivali “Oda e Llapushës”, mbahet me 1 dhe 2 gusht 2015

Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport, njofton të gjithë qytetarët e Komunës së Malishevës dhe më gjerë, artdashësit, rapsodët, Shoqëritë kulturo-artistike, Ansamblet e këngëve dhe valleve nga të gjitha trevat shqiptare, se më 1 dhe 2 gusht, komuna e Malishevës organizon Festivalin Folklorik mbarëkombëtar “Oda e Llapushës”- edicioni i dytë.

Festivali organizohet në kuadër të shënimit për ditët e mërgatës. Festivali ka karakter garues dhe në të do të prezantohen vlera të mirëfillta të folklorit shqiptar. Vendtakimi me pjesëmarrësit në Shtëpinë e kulturës ” Tahir Sinani “, në orën 17:00, ndërsa defilimi i grupeve, shoqërive kulturore-artistike, rapsodëve do të bëhet më 1 gusht, në orën 18:00, duke filluar nga Rruga “Hamdi Berisha” pran KEDS-it deri të Sheshi i Dëshmorëve në qendër të qytetit.

Krahas festivalit do të organizohet edhe Panairi artizanal. Në festival do të marrin pjesë rapsodë, grupe folklorike, Shoqëri kulturo-artistike dhe grupe të valleve. Agjenda e festivalit publikohet zyrtarisht të martën, më 29.7.2015./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Mjet i pashpërthyer në Samadrexhë të Suharekës, zona nën kontroll policor

Të hënën është raportuar për një mjet të dyshuar shpërthyes. Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur...

Junior 06 Moni Bau shpallet kampione e Kupës së Kosovës U16

Junior 06 Moni Bau është shpallur kampione e Kupës së Kosovës në kategorinë U16 për vajza, pasi në finalen e zhvilluar mposhti bindshëm ekipin...

Lajmet e Fundit