8.6 C
Prizren
E martë, 11 Nëntor, 2025

Fetah Rudi zgjedhet nënkryetar i Malishevës

Kuvendi Komunal i MalishevesAktivisti shumëvjeçar i LDK-së Fetah Rudi është zgjedhur sot nënkryetar i Komunës së Malishevës, në ditën kur zyrtarisht hyri në fuqi marrëveshja Nisma-LDK për bashkëqeverisje në këtë komunë.

Me marrëveshjen e nënshkruar më 23 shkurt, LDK-së përveç nënkryetarit do t’i takojnë edhe tri drejtori komunale.

Marrëveshja ishte e domosdoshme, pasi kryesuesi i Kuvendit Komunal të Malishevës Enver Hoti u bë deputet i Kuvendit të Kosovës, ndërsa kjo komunë rrezikonte të shkonte në zgjedhje për Kuvendin Komunal, ngase kishte problem me zgjedhjen e kryesuesit të ri.

Në Kuvendin e Malishevës prej 31 asamblistëve Nisma dhe LDK-ja së bashku kanë 18 asamblistë.

Fetah Rudi njihet në opinion si veprimtar i hershëm i LDK-së i cili më 15 dhjetor 2000 është plagosur rëndë në rrethana të pasqaruara dhe prej atëherë ka mbetur në karrocë invalidi, por nuk e ka ndalur asnjëherë aktivitetin politik.

Januz Kastrati, kryetar i degës së LDK-së në Malishevë ka bërë me dije se kundërkandidatë të Rudit për postin e nënkryetarit kanë qenë Bajrush Hoti nga Malisheva si dhe Rrahim Morina nga Astrazupi.

LDK-ja pritet të drejtojë edhe drejtoritë e administratës, urbanizmit dhe kadastrës e gjeodezisë.

Kandidat për Drejtorinë e Administratës është propozuar juristi Sami Kafexholli, për Drejtorinë e Urbanizmit, inxhinieri i ndërtimtarisë Skender Rrahmanaj dhe për Kadastër e Gjeodezi juristi Fatmir Ademaj./Kallxo.com/

Më Shumë

Fitorja e parë e Drinit të Bardhë në Gjonaj: 4–0 ndaj Rilindjes

Drini i Bardhë arriti një sukses të rëndësishëm duke regjistruar fitoren e parë në fushën e Gjonajt, me një paraqitje të shkëlqyer ndaj Rilindjes,...

Policia largon vëzhguesit pa bexha nga qendra e votimit në Korishë të Prizrenit

Të gjithë personat që ishin pjesë e procesit zgjedhor një qendër votimi në Korishë të Prizrenit, dhe nuk posedonin kartelat identifikuese të KQZ-së, janë...

Lajmet e Fundit