2.1 C
Prizren
E shtunë, 28 Dhjetor, 2024

Fevziu: Liderët e Kosovës burracakë, nuk po i mbështesin ish-krerët e UÇK-së

Gazetari i mirënjohur, Blendi Fevziu, në një dalje publike ka ndarë një informacion që i ka ardhur nga nivelet më të larta ndërkombëtare diplomatike.

“Njerëz të rëndësishëm të politikës së Kosovës iu thonë ndërkombëtarëve që po u kthyen ata të katërt (Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi) Kosova nuk ka qetësi”.

Ai nuk pranoi ta bëjë publik emrin e personit, pasi theksoi se ia kishte thënë në konfidencë dhe se ishte pjesë e tryezës së bisedimeve.

Fevziu tregoi revoltë, kur ngriti pyetjen se: Çfarë do të thotë kjo, pse për qetësinë e Kosovës, qetësinë e katër vetave dhe qetësinë e një njeriu që mendon se është në krye të vendit do të sakrifikohen katër njerëz që e kanë sakrifikuar jetën një herë për Kosovën?

Asociation “Loyola–Gymnasium” shpall konkurs për regjistrimin e nxënësve të rinj

Ai shtoi se, kjo ishte cinike dhe liderët e Kosovës po tregohen “burracakë”, pasi nuk i kanë mbështetur si duhet në këtë betejë katër personat që luajnë një rol kyç në historinë e Kosovës.

“Ajo që vë re është se çdo njeri pavarësisht bindjes politike, pavarësisht qëndrimit politik që ka, pavarësisht orientimit, pavarësisht mërisë dhe simpative me këta njerëz sa kohë kanë qenë në pushtet kur vjen puna të UÇK-ja janë të bindur se kjo është një nga faqet më të rëndësishme që ne kemi në historinë tonë”.

Diçka tjetër që Fevziu ceku në “Euronews”, ishte fakti se prokurorët e Gjykatës paguhen me miliona dhe në të tilla kushte nuk kanë pse të mos i zgjasin proceset gjyqësore.

Siç shpjegoi ai një proces nuk ka një kohë të parashikuar kur mund të zgjasë dhe për shkak të interesave financiare prokurorët i zvarrisin gjykimet për vite të tëra.

“A e dini ju sa paguhet pak a shumë një prokuror në mos gaboj shkon diku te 120 mijë euro. Ky është një interes për të zgjatur hetimet. Një prokuror që e ka të sigurt punën bashkë me stafin e tij pse mos ta zgjasë punën 10 vjet”.

Për të, Gjykata Speciale i ka mbetur si patate e nxehtë në dorë ndërkombëtarëve.

Ai tha se Ushtria Çlirimtare e Kosovës është treguar shumë e kujdesshme të mos kryejë asnjë akt terrorist jashtë kufirit të Kosovës dhe të mos ndërmerrte asnjë aksion brenda territorit të Serbisë, për ruajtur idenë se ishte një organizatë që luftonte vetëm për çlirimin e vendit të saj.

============================================================

Një ndër tipet e banesave në kompleksin “Parku”.

Bëhu me banes në zemër të Prizrenit pranë Lumbardhit dhe Parkut!

#quality #contrucion #design #park

www.renelualtahiri.com

+383 44 128 112
Mund të jetë një imazh i divan dhe dhomë ndenjjeje

Më Shumë

Policia apelon për kujdes gjatë vozitjes për shkak të kushteve atmosferike

Policia e Kosovës ka bërë thirrje për kujdes të shtuar nga të gjithë pjesëmarrësit në trafik, sidomos drejtuesit e automjeteve, për shkak të ndryshimeve...

Reshjet e borës në nivel vendi: Të gjitha rrugët janë të kalueshme

Të gjitha rrugët janë të kalueshme, nga njoftuar Ministria e Mjedisit dhe Infrastrukturës në një komunikatë për media. Ndonëse reshje të mëdha të borës ka...

Lajmet e Fundit