20.9 C
Prizren
E premte, 22 Gusht, 2025

Fevziu përballet me enveristët që i dogjën librin

 digjet_ne_ferizaj_libri_i_blen-300x175Publicisti Blendi Fevziu, i cili ndodhet në Prishtinë për promovimin e librit të tij për Ahmet Zogun, është përballur në sallën e Bibliotekës Kombëtare me një grup enveristësh, që i dogjën atij librin biografik për Enver Hoxhën.

Ndërsa Fevziu po fliste, një nga ata është ngritur në sallë, duke deklaruar se “Enver Hoxha është çështje e kombit”.

Në fund të vitit 2011, një grup përkrahës të “Frontit popullor për kultivimin e veprës revolucionare të Enver Hoxhës” në Ferizaj dogjën librin e publicistit.

Sipas tyre, “ky libër nuk përfaqëson asgjë tjetër, por një propagandë të egër kundër Enver Hoxhës”.

Profesori i filozofisë, Remzi Hasani, në cilësinë e kryetarit të Frontit, paraqiti para të pranishmëve dy libra, njërin të shkruar para 30 viteve nga 12 gazetarë të Tanjug-ut me titull “Shqipëria e Enver Hoxhës” dhe librin e shkruar nga Fevziu.

“Dallimi qëndron në atë se para 30 viteve për Enverin shkruanin ata të cilët e konsideronin si armikun numër një për shtetin jugosllav, ndërsa tash po bëhet nga një autor, i cili është ushqyer me propagandë dhe urrejtje për këtë figurë të ndritshme të kombit. Dallimi qëndron në atë se ky i dyti është shqiptar dhe është nipi i Esat Pashë Toptanit”, deklaroi Hasani.

Takimi në Prishtinë organizohet nga Shoqata e Botuesve të Kosovës.

Fevziu është i dyti në radhën e kësaj serie forumesh pas Mustafa Nanos.

Forumi kordinohet nga shkrimtari Albatros Rexhaj.

Më Shumë

Vjehrri rrah nusen në Rahovec

Një grua në Rahovec ka njoftuar policinë se ka pësuar dhunë nga vjehrri i saj. Sipas raportit policor, viktimës i është ofruar ndihmë mjekësore dhe...

Prizreni i dyti në Kosovë për numrin e shkurorëzimeve gjatë qershorit

Nga janari deri në qershor të këtij viti, 776 çifte në Kosovë i kanë dhënë fund martesës së tyre, sipas të dhënave të publikuara...

Lajmet e Fundit