10.1 C
Prizren
E mërkurë, 6 Maj, 2026

Shiu ndotë ujin e pijshëm në Prizren

uji-620x330Kompania e Ujësjellësit “ Hidroregjioni jugor” në Prizren, ka njoftuar se për shkak të ndotjes nga reshjet e shiut, do të ketë ndërprerje të ujit të pijshëm.

“Për shkak të mungesës së energjisë elektrike tek lokacioni “ 40 burimet”,reshjeve të shiut dhe rritjes së nivelit të ujit,ka rezultuar me ndotje të ujit, dhe për këtë arsye në zonën e ultë të qytetit të Prizrenit, do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm”, thuhet në njoftimin e “Hodroregjinit Jugor” në Prizren.

“Ekipet e Kompanisë janë në vendngjarje dhe në momentin kur të bëhet kthjellimi i ujit , do të normalizohet furnizimi me ujë. Paraprakisht kompania ju falënderon për mirëkuptim”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Bashkimi një hap më afër finales

Bashkimi përgjigjet fuqishëm në Prizren, duke mposhtur Borën 88-73 dhe duke kaluar në epërsi 2-1 në serinë gjysmëfinale. Bora e nisi më mirë çerekun e...

Zgjatet orari i QKMF-së në Prizren

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka njoftuar se Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF) në Prizren ka zgjatur orarin e punës deri...

Lajmet e Fundit