11 C
Prizren
E hënë, 23 Mars, 2026

FFK dënon Prishtinën për incidentet në ndeshjen me Ballkanin

Ballkani është dënuar nga Federata e Futbollit e Kosovës për zhvillimet që kanë ndodhur gjatë ndeshjes me Prishtinën. FFK ka njoftuar për vendimin e marrë nga Komisioni Disiplinor. Ballkani është vendosur që të paguaj gjobë.

Çfarë mund të mos keni parë këtë verë te Shatërvani në Prizren?

“FC ”Ballkani”. Tifo grupi ”Xhebrailat”, të vendosur në tribunën veriore kanë demoluar tri (3) ulëse, ndërkaq në tualetin e kësaj tribune kanë dëmtuar katër (4) mbajtëse të letrave, një mbajtëse të dyerve të hekurit dhe është dëmtuar xhami (dritarja). Sipas raporteve te zyrtareve të ndeshjes Prishtina-Ballkani dhe përfaqësuesve zyrtar të ekipeve. Bazuar në nenin 52 paragrafi 1 pika C dhe neni 10 paragrafi 2 pika A të Rregullores disiplinore; Dënohet me gjobë ne shumë prej 1000 euro. Afati i pagesës është 8 tetë ditë kur vendimi bëhet i plotfuqishëm. (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1). Po ashtu, obligohet FC “Ballkani”, që dëmin e shkaktuar nga tifo grupi “Xhebrailat”, në stadiumin “Fadil Vokrri” ta paguajë në afat prej 15 ditëve kur vendimi bëhet i plotfuqishëm. Shuma e dëmit të shkaktuar përcaktohet me vendim të organit kompetent”.

Ndeshja Prishtina-Ballkani ishte fituar nga suharekasit me rezultat minimal 1-0.

Më Shumë

Nait Hasani kërkoi nga Apeli dënimin e Gavrilo Milosavleviqit dhe gardianëve të tjerë

Në Gjykatën e Apelit sot  pu shqyrtua ankesa e Prokurorisë ndaj vendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, me të cilin i akuzuari për krime...

Selmanaj përcjell urimet për Fitër Bajram nga KBI e Prizrenit

Kryetari i degës së Lidhja Demokratike e Kosovës në Prizren, Driton Selmanaj, ka vizituar Këshillin e Bashkësisë Islame të Prizrenit me rastin e festës...

Lajmet e Fundit