17.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Filigrani prizrenas ngjall interesim te studentë të huaj

Mjeshtërit e filigranit në Prizren janë kthyer në trajnerë të shumë të rinjve që duan të dinë e të merren me këtë zeje. Përveç interesimit të gjeneratave të reja në Kosovë, zanatin e filigranistit duan ta mësojnë edhe studentë nga vende të ndryshme të Evropës.

 

Zeja e filigranit për shekuj me radhë është zhvilluar në qytetin e Prizrenit, madje konsiderohet si pjesë e trashëgimisë së këtij qyteti. Përveç vendorëve, interesim për këtë zeje kanë shprehur edhe një grup studentësh nga pesë vende e Evropës.

Dabit Porqin Doberdina është nga Katalonja e Spanjës. Është për herë të dytë në Kosovë dhe thotë se i pëlqen shumë puna me argjend.

“Kjo është hera ime e dytë që jam këtu, është një qytet shumë i bukur, jam tepër i interesuar për këtë, po shoh se si jetësohet kjo traditë në këtë qytet. Herën e parë këtu kam qenë vitin e kaluar, ishte një vend i cili nuk është i njohur tek ne në Kataloni, jam kënaqur shumë dhe të them të drejtën jam dashuruar në këtë qytet. Me filigranin jam impresionuar shumë , sepse këtu punohet me detaje dhe të shohësh gjithë këtë proces , është shumë bukur” tha Dabit Porqin Doberdina nga Spanja.

Nga Franca ka ardhur të shohë punën në filigran edhe Kami Fonkuen.

“Në momentin që do të kthehen në vendim tim, do t’u tregoj familjes dhe shoqërisë, se sa është e rëndësishme një punë e tillë dhe punime të tilla të cilat punohen me zjarr dhe me një teknik ekstreme dhe që të duhen vite për ta mësuar ashtu siç duhet. Nëse unë do të marrë njohuri të mjaftueshme dhe do të kem teknika, siç po i shoh këtu, patjetër që do të bëjë ndonjë punim të tillë”, tha Kami Fonkuen.

Në trajnimin për filigran po merr pjesë edhe Agnidi Das nga India.

“Definitivisht mund të jem një filigranist, por jo një profesionist. Para se të vija këtu kam lexuar për këtë pjesë të artit, por jo që kam ditur diçka në detaje. Më shoqërinë time veçse kemi folur rreth këtyre punimeve dhe këtij arti, e për këtë zeje do të flas në Gjermani e në Indi, pasi tashmë veçse i kamë parë të gjitha edhe vetë”, tha Agnidi Das.

Kohë më parë, Xhafer Lushaj, njëri nga filigranistët e vjetër ka shprehur shqetësim se kjo zeje po shuhet, por po ndodh e kundërta tani, thotë ai.

Këta studente erdhën në Prizren përmes Institutit për Trashëgimi Kulturore.

Në zejen e filigranit kanë shprehur interesim edhe 30 të rinj të tjerë, që do të vijojnë trajnimin për tetë muaj rresht.RTK

Më Shumë

Ambasada britanike në Beograd e informuar për arrestimin e Sadik Durakut

Ambasada e Britanisë së Madhe në Beograd është e informuar për arrestimin në Serbi të shtetasit të saj Sadik Duraku, me origjinë nga Kosova. Siç...

Ndërron jetë ish-futbollisti i Lirisë së Prizrenit, Xhemajli Gashi

Ka ndërruar jetë Xhemajli Gashi, ish-futbollist i njohur i Lirisë së Prizrenit. Ai ka lënë gjurmë të thella në komunitetin sportiv të qytetit. Xhemajli Gashi ka...

Lajmet e Fundit