18.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Korrik, 2024

Filloi fushata

Afishet e partiveSot në Kosovë nis zyrtarisht fushata parazgjedhore për zgjedhjet parlamentare të 8 qershorit.

Gjatë 10 ditëve të ardhshme, partitë politike do të shpalosin programet e tyre. Zgjedhjet e parakohshme pasojnë shpërndarjen e Kuvendit më 7 maj. Ky hap ka ardhur pas dështimit të institucionit ligjvënës që të themelojë Forcat e Armatosura të Kosovës.

Të gjitha partitë që konkurrojnë këtë herë, kanë nisur me premtime e vizita edhe para datës zyrtare të cilën e ka caktuar KQZ për fillimin e fushatës për zgjedhjet që do të mbahen me 8 qershor.

Kështu, Partia Demokratike e Kosovës ka hapë edhe zyrtarisht fushatën për zgjedhjet parlamentare, një minutë pasi ora ka kaluar 12-shin. Me fishekzjarrë në degën e kësaj partie në Prishtinë, ishin nënkryetari i PDK-së, Kadri Veseli, dhe kryetari i kësaj dege Lirak Qelaj, të cilët me një besim të plotë në fitore hapen këtë fushatë.

Zgjedhjet e 8 qershorit për nënkryetarin Veseli, do të jenë një mesazh i veçantë për Kosovën shtet ligjorë, i Kosovës shtet të zhvilluar dhe me perspektiv. Nënkryetari Veseli beson se me PDK-në në krye të shtetit të rinjtë do të kenë vendpunësim, një shtet të zhvilluar dhe të integruar në strukturat euroatlantike. Ndërsa në hapjen e kësaj fushate, Veseli thotë se PDK do të jetë në parlament një shumicë.

Edhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, një minutë pas mesnate e ka shpallur të mërkurën fushatën për fitore në zgjedhjet nacionale të 8 qershorit, duke garantuar qytetarët se do të respektohen të gjitha procedurat ligjore që vullneti i sovranit të dëgjohet dhe të respektohet.

“Ne hyjmë në zgjedhje me bindje të plotë se LDK do të fitojë në zgjedhje dhe se ne në mëngjesin e 9 qershorit, një ditë pas zgjedhjeve, do të fillojmë punën për krijimin e kabinetit qeveritar, i cili do të qeverisë Kosovën, jo vetëm në katër vitet e ardhshme por edhe më gjatë, sepse programi ynë qeverisës është një program afatgjatë, i cili siguron stabilitet, siguron prosperitet, dhe siguron qeverisje të mirë të vendit”, ka thënë kreu i LDK-së,shkruan Express.

Ai ka thënë se këto zgjedhje i konsiderojmë tepër të rëndësishme, për fitoren e qytetarëve, sepse programet tona për zhvillimin ekonomik dhe prosperitetit të Kosovës do të bëjnë ndryshimet e qeverisjen në të mirë të vendit dhe për funksionimin e shtetit ligjor.

“Ne do të bëjmë përpjekje maksimale që zgjedhjet të jenë të rregullta, demokratike, të mbikëqyrura dhe të vëzhguara mirë dhe që rezultatet e zgjedhjeve të jenë atë që burojnë nga vullneti i çdo qytetari në çdo cep të Kosovës”, ka potencuar Mustafa.

Fushata është hapur edhe nga partitë e tjera.

Më Shumë

Kolona 200 metra e pritje deri në 40 minuta, gjendja nëpër pikëkalimet kufitare

Qendra Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka treguar gjendjen nëpër pikëkalimet kufitare, këtë mëngjes. Në pikën kufitare Dheu i Bardhë, pritjet për të hyrë në...

Shok me Strakoshën, Erik Lamela prezantohet në Greqi

Erik Lamela transferohet në Greqi. 32-vjeçari, i cili në fillimet e karrierës cilësohej si një nga talentet më të mëdhenj të futbollit argjentinas, është...

Lajmet e Fundit