18.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Korrik, 2024

Parliç: As që më ka shkuar ndërmend politika

Branka ParliçMbrëmja e tetë e festivalit “Re Musica” ishte rezervuar për pianisten nga Serbia, Branka Parliç e cila interpretoi në mbrëmjen e së hënës. Në natën e interpretimit së saj, Parliç dëshmoi edhe një herë se arti mund të tejkalojë çdo barrierë politike. “Në këtë mbrëmje as që më ka shkuar ndërmend politika dhe them se arti nuk duhet të ketë barriera në mes kulturës së popujve, sikurse kanë çështjet politike”, tha Parliç.

E cilësuar si njëra ndër interpretueset më të mira të muzikës bashkëkohore, ajo ka nisur koncertin e saj në kishën katolike “Shën Ndou” me veprat “Cold Pieces”, “Air that chase away No.2” dhe “Crossed-up Dance No.2” nga kompozitori Erik Satie. Më pas ajo ka vazhduar koncertin e saj të titulluar nga organizatorët e festivalit “Re Musica” si “Nata minimaliste”, me meloditë e veprës “Minimal Prelude No.18” të kompozuar nga Jeroen van Veen.

“Kam filluar të luaj këtë lloj të muzikës që nga koha kur unë isha studente dhe nga kjo periudhë i jam përkushtuar në tërësi muzikës minimaliste. Në “Re Musica” për herë të parë kam luajtur diku para shtatë vitesh dhe sikurse edhe atëherë, përsëri jam tejet e lumtur që kam ardhur për të interpretuar kësaj radhe”, ka deklaruar pianistja Branka Parliç, duke shtuar se këtë muzikë e preferon ta luajë në çdo koncert ku shfaqet ajo.

Pjesën e dytë të koncertit, Parliç e ka vazhduar me veprat e Howard Skempton “Piano works”, “Saltaire Melody”, ku i është bashkuar në interpretim edhe një grup i djemve të Korit të Filarmonisë së Kosovës.

“Këtë lloj të muzikës, pra kontemporane gjithnjë e prezantoj ngado që koncertoj me qëllim që njerëzit të kenë ndjeshmëri për këtë. Duartrokitjet frenetike të publikut për mua ishin sinjal që ata u ndanë të kënaqur me interpretimin tim”, ka thënë pianistja nga Serbia.

Pas mbarimit të koncertit, teksa po bëhej gati që të përshëndetej me miqtë nga Kosova, Branka Parliç nuk la pa thënë edhe disa fjalë rreth festivalit “Re Musica”, i cili këtë vit ka shënuar edicionin e tij të trembëdhjetë,shkruan Zëri.

“Mendimi im për “Re Musica” është së ai vazhdon të jetë njëri ndër festivalet më të mira në Ballkan, sepse në rajonin tonë nuk ka shumë festivale të këtilla”, potencoi Parliç, e cila është drejtoreshë artistike e serialeve koncertale “New Ears for New Music” në Novi Sad.

Më Shumë

Lansohen pullat postare “Lojërat Olimpike Verore – Paris 2024”

Posta e Kosovës, përmes Filatelisë së saj nga sot ka lëshuar në qarkullim postar emisionin e ri të pullave postare “Lojërat Olimpike Verore –...

Spanja triumfon në FIBA 3×3 Women’s Series

Spanja është triumfuese e FIBA 3x3 Women’s Series, që u zhvillua në Prishtinë më 18/19 korrik. Në këtë event morën pjesë tetë shtete, ndër to...

Lajmet e Fundit