3.3 C
Prizren
E diel, 28 Dhjetor, 2025

Filloi manifestimi “Java Remzi Ademaj – Shtigjeve të Lirisë”

Në praninë e kryetarit të Komunës, Mytaher Haskuka, drejtoreshës së Drejtorisë Komunale të Arsimit, Xhemile Thaçi Vezgishi, familjarëve të heroit Remzi Ademaj, si dhe nxënësve e mësimdhënësve të shumtë nga shkollat e ndryshme të komunës, u bë hapja e manifestimit tradicional “Java Remzi Ademaj – Shtigjeve të Lirisë”.

Ky manifestim, i cili organizohet çdo vit nga ana e Komunës së Prizrenit, ka për qëllim që me anë të aktiviteteve të ndryshme edukative, sportive dhe kulturore, të nxit konkurrencën mes nxënësve dhe njëkohësisht e nderon veprimtarin e dalluar në çështjen kombëtare, heroin Remzi Ademaj.

Në kuadër të këtij manifestimi, sivjet do të marrin pjesë mbi 1200 nxënës nga rreth 40 shkolla të ndryshme të komunës së Prizrenit, të cilët do të garojnë në 9 diciplina të ndryshme.

“Java Remzi Ademaj – Shtigjeve të Lirisë” do të zgjasë deri më 23 shtator, ndërsa deri atëherë do të ketë gara në këndim, recitim, valle, kuize me shkrim në histori, ping-pong, futboll, volejboll, basketboll dhe atletikë.

Me rastin e hapjes së edicionit të sivjetëm, u bënë edhe homazhe pranë shtatores dhe lapidarit të Remzi Ademajt – Komandant Petritit.

Më Shumë

Gjyqtarja Diora Bajrami emërohet nënkryetare e Gjykatës Themelore në Prizren

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), në vazhdimin e mbledhjes së 357-të, ka caktuar Diora Bajramin në pozitën e nënkryetares së Gjykatës Themelore në Prizren. “Bazuar...

Gjendet pa shenja jete një grua në Prizren

Një grua është gjetur pa shenja jetë në shtëpinë  e saj të martën në Prizren. Në raportin e policisë bëhet e ditur se me vendim...

Lajmet e Fundit