Totaj viziton BIK-un në Prizren, i premton përkrahje

Kandidati i PDK-së për deputet, Shaqir Totaj, përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se së bashku me kandidatët për deputetë të Degës së PDK-së në Prizren, kanë vizituar Këshillin e Bashkësisë Islame (BIK) të Prizrenit.

Totaj ka njoftuar se gjatë kësaj vizite është mirëpritur nga kryetari BIK-ut, z.Besim ef. Berisha dhe drejtuesit e tjerë të BIK-ut.

“Si kryetar i Degës së PDK-së në Prizren, e përgëzova edhe një herë kryetarin Besim ef. Berisha për vullnetin dhe përmbushjen e misionit të tij fetar për t’u bërë haxhi si dhe shpreha gatishmërinë e vullnetin se PDK-ja do të përkrahë fuqishëm punën dhe angazhimet e Këshillit të Bashkësisë Islame – Prizren”. ka shkruar ai.

Totaj thotë se gjatë këtij takimi është biseduar edhe për tema të ndryshme.

“Si deputet i ardhshëm në Parlamentin e Kosovës do të angazhohem që këtu të mbretëroj një ambient i qetë, ku të gjitha komunitetet mund të jetojnë në paqe dhe harmoni mes vete. PDK është e vetmja alternativë që synon të sigurojë përkrahje të vazhdueshme dhe kaq të nevojshëm, por vetëm me Kadri Veselin kryeministër”, ka shkruar Totaj.

Më Shumë

Kontrolle intensive në Prizren: Shkyçje të konsumatorëve me borxhe dhe ndalim i lidhjeve ilegale

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” në Prizren ka njoftuar se ekipet kujdestare të kontrollës po vazhdojnë edhe gjatë ditëve të vikendit me aksione...

EC Ma Ndryshe shpreh shqetësime për gjetjet e auditorit në Komunën e Prizrenit

Organizata joqeveritare EC Ma Ndryshe ka shprehur shqetësim serioz lidhur me gjetjet e raportit të Zyrës Kombëtare të Auditimit për Komunën e Prizrenit për...

Lajmet e Fundit