20.9 C
Prizren
E mërkurë, 17 Shtator, 2025

Fillojnë punimet në ndërtimin e parkut të ri në Prizren

Sot kanë filluar punimet për ndërtimin e parkut të ri në lagjen Lakuriq në Prizren. Në këtë ceremoni, lidhur me projektin kanë folur kryetari i Komunës së Prizrenit Mytaher Haskuka, drejtor i DSHP Osman Krasniqi dhe drejtori ekzekutiv i organizatës EC Ma Ndryshe Valon Xhabali.

Projekti i parkut Lakuriq është hartuar nga EC Ma Ndryshe dhe bashkëfinacohet nga Komuna e Prizrenit dhe EC Ma Ndryshe, gjegjësisht UN-HABITAT. Në kuadër të parkut parashihet ndërtimi i fushës së basketbollit dhe futbollit të vogël, shtigje për ecje, lojëra për fëmijë, ulëse të formave të ndryshme, rregullim të peizazhit (përfshi mbjelljen e drunjëve dhe mbjelljen e barit), ndriçim publik dhe shtylla anti-parking rreth e përqark parkut.

Ky projekt është njëri prej rezultateve që rrjedh nga procesi i gjatë gjithëpërfshirës që ka filluar vitin e kaluar. Projekti ka përfshirë hartimin dhe dizajnin e 6 hapësirave publike në lagjet Lakuriq, Bazhdarhane, Dardania dhe Ortakoll ku është aplikuar metodologjia e EC-it për planifikim urban me pjesëmarrje (hartim nga ana e komunitetit) bashkë me metodologjinë ndërkombëtarisht të njohur MineCraft/Bllok pas Blloku.

Gjatë procesit janë ftuar të gjithë banorët e lagjeve përkatëse dhe janë mbajtur takime, konsultime, punëtori e prezantime ku bashkërisht janë identifikuar problemet në hapësirat publike të përzgjedhura e më pas janë ofruar zgjidhje dhe dizajn urban për ndërtim dhe përmirësim të këtyre hapësirave.

Projekti pos gjithpërfshirjes ka përfunduar edhe dizajnin dhe planin zbatues detaj për të gjithat hapësirat e lartpërmendura dhe është marrë pëlqimi edhe nga banorët e lagjes rreth investimeve në këto hapësira. Pas dakordimit të përbashkët mes dy palëve zbatuese të projektit, EC Ma Ndryshe do të investojë në hapësirat e identifikuara në lagjen Lakuriq përderisa Komuna e Prizrenit është zotuar se do të investojë në hapësirat e identifikuara në lagjen Dardania, Bazhdarhane dhe Ortakoll.

Ky projekt është pjesë e projektit “HAPËSIRAT re-PUBLIKE (rePUBLIC SPACES)” objektivi i përgjithshëm i së cilit është promovimi i hapësirave publike të sigurta, gjithëpërfshirëse dhe të qasshme në Prizren nëpërmjet dialogut të politikave, projekteve të hartuara dhe të demonstruara nga komuniteti, të cilat synojnë përmirësimin e jetesës së banorëve dhe komuniteteve të pa favorizuara.

Më Shumë

Pesë vite më parë, mbylli perden përgjithmonë aktori Adem Mikullovci

Më 15 shtator 2020, pikërisht sot para pesë viteve, vdiq aktori Adem Mikullovci. Ai iku për t’u përjetësuar gjithmonë përmes veprave që la pas...

Arrestohet një person në Prizren, dyshohet për korrupsion dhe mashtrim në prokurim publik

Policia e Kosovës, në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë Themelore në Prizren, ka ndërmarrë një aksion të koordinuar që ka çuar në arrestimin e...

Lajmet e Fundit