Fillon numërimi i votave me postë për Komunën e Dragashit

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ka filluar numërtimi i votave nga jashtë Kosovës për komunën e Dragashit, shkruan Gazeta Express.

Kjo është konfirmuar nga zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi në një konferencë për media.

“Ju njoftojë se gjatë periudhës të votimit përmes postës që ka filluar më 29 nëntor dhe është mbyllur më 3 dhjetor, KQZ ka pranuar 381 pako të supozuara me fletëvotime dhe gjatë procesit të vlerësimit brenda këtyre pakove rezulton se kanë qenë 696 zarfe të individualizuara me fletëvotime. Pas procesit të vlerësimit dhe verifikimit të tyre, 647 janë aprovuar dhe ato do të numërohen këtu në QNR. Janë refuzuar 49 zarfe për shkak se nuk i kanë plotësuar kriteret ligjore”, ka thënë ai.

Në garë për Dragashin është Behxhet Xheladini i LDK-së dhe Shaban Shabani i PDK-së. /Express/

Më Shumë

Vrasja në Kobaj të Prizrenit: Një tjetër në gjendje të rëndë

Një vrasje ka ndodhur sot në fshatin Kobaj në Prizren. Pas përleshjeve mes dy familjeve (kushërinjve), një 27 vjeçar e ka humbur jetën si pasojë...

U rreshtua në krah me Vjosa Osmanin: Ja sa vota numëron deri më tani Haxhi Avdyli

Qendrat Komunale të Numërimit po vazhdojnë procesin e numërimit të votave për kandidatët për deputetë. Sipas të dhënave të përditësuara, deri më tani janë numëruar...

Lajmet e Fundit