17.5 C
Prizren
E hënë, 28 Korrik, 2025

Fillon restaurimi i shtëpisë-muze të vëllezërve Frashëri

Shtëpia muze e vëllezërve Frashëri, monument kulture i kategorisë I, e ndodhur në hyrje të fshatit me të njëjtin emër në qytetin e Përmetit, tashmë i është nënshtruar procesit të restaurimit.

Në këtë shtëpi muze kanë shkuar për të parë nga afër fillimin e këtij kantieri restaurimi specialistët përkatës ku kanë takuar dhe Marjanën, një banore e cila që prej 25 vitesh kujdeset për këtë shtëpi plot dashuri.

Për restaurimin “Shtëpia e Vëllezërve Frashëri”, janë parashikuar ndërhyrje në restaurimin e çatisë, dyerve dhe dritareve në përgjithësi, eleminimin e çarjeve në fasadë, restaurimin e dyshemeve dhe riparime në suvatime. Gjithashtu do të bëhet sistemimi i terrenit përreth.

Kjo shtëpi muze është ndërtuar në vitin 1974 mbi rrënojat e banesës së vjetër të shkatërruar. Ajo u rikonceptua si një përmbledhje e historikut të zonës, e veprimtarisë së tre rilindasve dhe është pjesë e rëndësishme e trashëgimisë kombëtare.

Me ringritjen e saj është bërë përpjekje për ruajtjen e origjinalitetit të volumit fillestar, duke shtuar elemente të reja si, ndërkate e tavane druri dhe oxhakët nëpër dhoma.

Disa nga dhomat e kësaj shtëpie-muze pasqyrojnë mënyrën e jetesës së kohës, duke ekspozuar orendi të vjetra të mbledhura edhe nga banorë të zonës.

Interesi për këtë banesë duket se është jo i pakët, për vetë rëndësinë dhe historinë që ajo ka. Shtëpia-muze përmban në fondin e saj libra e dorëshkrime të vëllezërve Frashëri, ku mund të veçojmë disa botime origjinale të Sami Frashërit./ KultPlus.com

Më Shumë

Policia shqiptoi për 24 orë, mbi dy mijë e 400 gjoba në trafik

Policia e Kosovës njofton se për 24 orë, ka shqiptuar 2456 gjoba në trafik. Sipas policisë, gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar disa aksidente...

Shtyhet filmi për Michael Jacksonin, arsyeja mbetet mister

Filmi biografik i shumëpritur i Michael Jacksonit, “Michael”, do të zhvendoset për një shfaqje botërore më 24 prill, si në kinematë e rregullta ashtu...

Lajmet e Fundit