Fillon votimi për zgjedhjet presidenciale e parlamentare në Turqi

Miliona votues filluan të drejtohen drejt qendrave të votimit në Turqi, për të hedhur votën e tyre në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare të vendit.

Rreth 60,7 milionë qytetarë turq janë regjistruar për të votuar në Turqi kurse jashtë vendit ishin të regjistruar 3,4 milionë votues. Në këto zgjedhje, 4,9 milionë qytetarë që do të votojnë për herë të parë.

Sot zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare në Turqi

Qendrat e votimit në të gjithë Turqinë do të hapen të dielën në orën 08:00 me orën lokale, ku do të fillojë votimi për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare.

Qytetarët e Turqisë do të votojnë në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare dhe do të zgjedhin mes tre kandidatëve presidencialë dhe 24 partive politike dhe 151 kandidatëve të pavarur për Parlamentin, i cili ka gjithsej 600 vende.

Të drejtë vote kanë 64.11 milionë njerëz ndërsa më shumë se 4.9 milionë qytetarë turq votojnë për herë të parë.

Presidenti aktual Rexhep Taip Erdogan, Kemal K?l?çdaro?lu dhe Sinan O?an, sipas renditjes në fletëvotim, janë kandidatët për president të Türkiye-s. Kandidati i katërt, Muharrem Ince, tërhoqi më herët kandidaturën.

Qendrat e votimit do të jenë të hapura deri në orën 17:00 me orën lokale në 87 rajone. Qendrat e votimit ishin hapur më parë jashtë Turqisë në 75 shtete dhe 156 përfaqësi të këtij vendi.

Votimi në pikat kufitare filloi më 27 prill ndërsa në përfaqësitë diplomatike më 5 maj dhe zgjati deri më 9 maj, sipas orarit të përcaktuar më parë. Më shumë se 3.41 milionë qytetarë janë regjistruar për të votuar nga jashtë.

Siç ka njoftuar Komisioni i Lartë i Zgjedhjeve të Turqisë, rezultatet jo të plota do të shpallen në të njëjtën ditë, në orët e para pas mbylljes së qendrave të votimit.

Më Shumë

Totaj uron kampionin Riad Mani të karatesë: Sukses i madh për Prizrenin dhe Kosovën

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur sot kampionin mesdhetar të karatesë, Riad Mani, për ta uruar pas suksesit të arritur në Kampionatin Mesdhetar...

Prizren: Policia kap personin në kërkim – dërgohet në burg

Policia ka bërë të ditur se sot është lokalizuar dhe arrestuar një person në Prizren. Sipas policisë i njëjti ka qenë në kërkim pasi ishte...

Lajmet e Fundit