10.5 C
Prizren
E hënë, 27 Tetor, 2025

Film për Adem Jasharin

AdemShabanHamz-JashariFigura e komandantit legjendar, Adem Jashari, pritet që, për herë të parë, të jetësohet përmes një filmi të gjatë artistik. Regjinë e filmit do ta bëjë ideatori i këtij projekti, regjisori kosovar Luan Kryeziu.
“Ne sapo kemi filluar fazën përgatitore të projektit. Kemi marrë vetëm disa konfirmime të marrëveshjeve të bashkëpunimeve me disa prej institucioneve të duhura për këtë punë. Mirëpo qëllimi kryesor është që filmi të jetë kombëtar, për shkak të interesave të veçanta kombëtare, në mënyrë që të përfshihen të gjitha vendet me këtë interes”, tha Luan Kryeziu, regjisor.

Për realizimin e këtij projekti, regjisori Kryeziu thotë se ka marrë edhe pëlqimin e familjes Jashari.

“Kemi pasur bisedime edhe me familjen dhe kemi marrë urimin për fillimin e kësaj procedure, kësaj vepre të madhërishme, që pretendojmë t’ia afrojmë asaj vlere në kuptimin artistik”, shtoi më tej Luan Kryeziu.

Luan Kryeziu tha se, në projekt do të përfshihen dy qendrat kinematografike, ajo e Kosovës dhe e Shqipërisë, drejtorët e të cilave së bashku me regjisorin ishin pjesëmarrës në takimin me përfaqësuesin e familjes Jashari, Murat Jasharin.

Drejtori i Qendrës Kinematografike të Kosovës, Arben Zharku, përmes telefonit tha se, gjatë takimit me familjen Jashari dhe regjisorin Kryeziu, ka shprehur gatishmërinë për përkrahje institucionale e ligjore.

Projekti është në fazën fillestare të paraproduksionit dhe aktorët do të zgjidhen përmes një audicioni, e që pritet të jenë nga të gjitha trevat shqiptare. Ndërsa, sa i përket mbështetjeve financiare është ende herët të flitet. /tch/

Më Shumë

48 vjeçari nga Prizreni ndërron jetë pas aksidentit në Kukës – trupi i viktimës ishte dërguar për obduksion në Shqipëri

Një 48-vjeçar nga Prizreni  ka humbur jetën tetë ditë pas një aksidenti të rëndë trafiku që kishte ndodhur në territorin e Shqipërisë. Sipas burimeve të...

Mbi 2300 gjoba për 24-orë, policia njofton për mbi 50 aksidente trafiku, arrestohen 31 persona

Policia e Kosovës përmes raportit të saj 24-orësh ka njoftuar se gjatë kësaj kohe në vend janë shqiptuar mbi 2 mijë e 300 gjoba...

Lajmet e Fundit