9.3 C
Prizren
E premte, 27 Mars, 2026

Filmi “The Baby” i Ben Apollonit shfaqet në Indian Cine Film Fest

Filmi “The Baby”, me skenar dhe regji nga Ben Apolloni është selektuar dhe do të shfaqet në Indian Cine Film Fest.

Lajmi është bërë i ditur nga Apolloni, përmes një postimi në FB.

“Bebja” ime paska mbërri deri ne Indi.
Urime të gjithë bashkëpunëtorëve që punuan për realizimin e këtij filmi të vogël! 

Ngjarja

Është kohë lufte.  Një çift i ri bashkë me një bebe, mbesin të ngujuar në banesën e tyre, pa ushqim, pa qumësht. E gjithë ngjarja pastaj ka të bëjë me dramën e individëve të cilët janë në mëdyshje nëse duhet të ikin apo të qëndrojnë në atë vend të pasigurtë. Katrahura nuk ndalet aty,  ushtarët hyjnë në banesën ku gjejnë vetëm një bebe, pasi prindërit janë fshehur diku. Një krismë pas së cilës nuk dëgjohet më zëri i bebes është përfundimi ankthioz i filmit.

Producent dhe drejtor fotografie i filmit “the Baby” është Halim Luta.
Luajnë: Fatlume Bunjaku nga Kosova dhe aktoret tjere jane nga Maqedonia, duke filluar nga Ismail Kasumi, Sami Mustafa, Abdullah Osmani, Vullnet Kuqi, Rrahim Ramadani, etj./ObserverKult

Më Shumë

Goditet nga vetura, vdes një 81 vjeçar në Piranë të Prizrenit

Një 81-vjeçar ka vdekur si pasojë e goditjes nga vetura gjatë tentimit për të kaluar rrugën në magjistralen Prizren–Gjakovë përkatësisht në fshatin Piranë në...

Totaj pret delegacionin portugez në Prizren, diskutohet për bashkëpunim në teknologji dhe energji

Kryetari i Komunës së Prizren, Shaqir Totaj, priti në takim kryetarin e Shoqatës Portugeze të Biznesit dhe drejtorin e kompanisë Grupo Érre, Ramiro Brito,...

Lajmet e Fundit