Fitojnë Ballkani e Drita, barazon Prishtina

Ballkani e ka realizuar fitoren e radhës dhe e ka forcuar pozitën e parë në tabelë.

Në ndeshjen e vlefshme për Javën e gjashtëmbëdhjetë suharekasit kanë fituar si vendas Fushë Kosovës.
Gjithashtu fitore ka shënuar edhe Drita ndaj Feronikelit, ndërsa Dukagjini ka barazuar me Prishtinën.

Në Suharekë Ballkani ka përmbysur rezultatin nga 0-1 në 2-1.
Fushë Kosova ka kaluar në epërsi me Meziu (4′) qysh në fillim të ndeshjes, por nuk ka mundur ta ruajë atë. Hamidi (45+3) dhe Zyba (87′) kanë shënuar për kampionin.

Nga ana tjetër, Drita ka realizuar fitore me rezultat 3-1. Krasniqi, Baftiu dhe Prapashtica kanë gjetur golat për gjilanasit. Golin e vetëm për Feronikelin e ka shënuar….

Ndeshja Dukagjini-Prishtina është mbyllur pa gola. Pas kësaj ndeshje Ballkani e përforcon pozitën e parë me tridhjetë e pesë pikë.

Më Shumë

Dëmtohet Kompleksi i Dëshmorëve në Has, reagojnë veteranët

Është dëmtuar Kompleksi i Dëshmorëve në Has, një nga vendet përkujtimore më të rëndësishme të të rënëve për lirinë e Kosovës. Lidhur me rastin kanë...

Malisheva përballet sot me Rilski Sportist, pas fitores ndaj Sepsi OSK

Pas një starti pozitiv në fazën përgatitore, FC Malisheva do të zhvillojë sot testin e dytë kontrollues, ku do të përballet me skuadrën bullgare...

Lajmet e Fundit