8.8 C
Prizren
E diel, 27 Tetor, 2024

Fitore e rëndësishme për Prizrenin 16

Prizreni 16 ka shënuar fitore ndaj Rahovecit me rezultat 95:89 (22:23, 36:21, 20:25, 17:20) në xhiron e tretë të Ligës Unike.

Vreshtarët e nisën ndeshjen me një seri prej 0:6, megjithatë, vendasit rikthehen shpejt dhe më pas zhvillohet lojë e baraspeshuar, ndërsa çereku i parë përfundon me rezultat 22:23. Prizrenasit e filluan furishëm periudhën e dytë, duke pasur epërsi deri në 12 pikë, 40:28 dhe ishin në epërsi konstante, kurse pjesa e parë përfundon me shifrat 58:44.

Lojë interesante u zhvillua në periodën e tretë, ku mysafirët ngushtuan shifrat në 67:62, megjithatë, vendasit me një seri prej 10:0, shkëputen në 77:62, ndërsa rezultati në semafor pas 30 minutash në semafor ishte 78:69.

Rahoveci nuk u dorëzua dhe ngushtoi rezultatin në 88:85, por pa arritur të bëjë më shumë dhe Prizreni 16 triumfoi me shifrat 95:89.

Te Prizreni 16 u dalluan Urim Zenelaj me 13 pikë e 17 kërcime, Ivan Koljeviq me 27 pikë e nëntë asistime dhe Courtney Fells me 24 pikë e 11 kërcime, kurse te Rahoveci u dalluan Milik Yarbrough me 23 pikë e 15 kërcime, Altin Morina me 24 pikë e gjashtë asistime dhe Tyheim Monroe me 20 pikë e 10 kërcime.

Prizrenasit kanë dy fitore dhe një humbje, ndërsa Vreshtarët tri fitore në tri ndeshje.

Më Shumë

Edicioni i 53-të i ‘Takimeve të Gjeçovit’ mbahet të shtunën në Zym të Hasit

Edicioni i 53-të i 'Takimeve të Gjeçovit' do të mbahet  të shtunën  në Zym të Hasit. Ky aktivitet kulturor, tashmë i njohur në kalendarin vjetor...

Rovena Stefa zbulon historinë pas hitit “Burrë të martuar u dashurova”

Rovena Stefa njihet për këngët e saj hit, veçanërisht për atë “Burrë të martuar u dashurova”. Ajo së fundmi ka filluar ta këndonte këtë hit...

Lajmet e Fundit