12.5 C
Prizren
E diel, 15 Qershor, 2025

Flasin deputetët e LDK’së, të gjithë janë kundër koalicionit me Thaçin

PDK LDK logoIdeja e një koalicioni ndërmjet PDK’së dhe LDK’së është e papranueshme dhe e paarritshme për disa nga deputetë të LDK’së. Flasin për Express: Besa Gaxherri, Arben Gashi e Alma Lama.

Deputetja e LDK’së, Besa Gaxheri befasohet me idenë për një koalicion të tillë. Sipas saj, ende nuk ka ndonjë njoftim zyrtar për koalicion të tillë të mundshëm dhe ajo rikujton se LDK’ja ka vetëm marrëveshje me AAK’në, Nismën dhe Vetëvendosjen.

“Për mua është zyrtar ky koalicion dhe çka flitet, çka dëgjohet, për mua nuk është zyrtare”, ka deklaruar Gaxheri për Gazetën Express.

Gaxheri e komenton një ide të tillë si të pamundur dhe shumë të dëmshme. Ajo po ashtu ka rikujtuar se këto dy parti kanë bashkëpunuar edhe më parë si dy subjektet më të mëdha në vend dhe se rezultatet kanë qenë të dëmshme për vendin.

“Koalicioni më i dëmshëm për Kosovën është koalicioni PDK-LDK. Nuk duhet të bëhen fuqitë më të mëdha politike bashkë dhe populli të mbetet anash dhe mos të ka kush ta kontrollojë. Ne e kemi provuar një herë këtë koalicion dhe ka qenë vërtetë i dëmshëm për vendin, dhe sot edhe nesër dhe gjithmonë do të jetë i dëmshëm. Këto dy fuqitë politike, dy partitë më të mëdha në vend duhet të mësohen se njëra duhet të luftojë të marrë pushtetin, kurse tjetra duhet të shkojë në opozitë. Nuk duhet të bëhen bashkë sepse janë të dëmshme për vendin”, deklaron Gaxheri.

Tutje, Gaxheri ka deklaruar se “ne, të gjithë, gjatë daljes në fushatë e kemi kërkuar votën për me rrezu këtë qeveri, për me largu këtë qeveri, e tash është e pandershme për votuesit tonë, në qoftë se ne i bashkohemi kësaj qeverisje të cilën ne e kemi argumentuar që është e dëmshme për vendin. Andaj, nuk mendoj se duhet të bëhen, në asnjë formë, nuk është i dobishëm për vendin, do të kishim lënë anash shumë gjëra, shumë parime, anët morale, sepse mendoj se çdo subjekt politik në ketë vend vepron për qytetarin dhe shtetin e vet. Por, marrëveshja e këtyre dy subjekteve politike është e dëmshme, ka qenë dje dhe do të jetë edhe nesër nëse ndodh”.

Edhe Deputeti tjetër i LDK’së, Arben Gashi mendon se nuk ka rrethana për një koalicion të tillë dhe se po ashtu strukturat e këtij subjekti nuk do ta pranonin një koalicion të tillë.

“Koalicioni PDK-LDK, është i pa pranueshëm. Rrethanat të cilat janë japin pamundësinë për një koalicion të tillë dhe janë strukturat e LDK’së që nuk e duan një koalicion të tillë”, ka thënë ai për Express.

Kundër këtij koalicioni vazhdon të jetë edhe deputetja tjetër e LDK-së, Alma Lama. Ajo thotë se përderisa e ka kritikuar vazhdimisht keqqeverisjen Thaçi, nuk ka asnjë mundësi tani ta mbështesë.

“Unë jam kundër koalicionit, e kam thënë disa herë. Nuk e di a është i mundshëm, por unë jam kundër, për mendimin personal. Sepse përderisa e kam kritikuar keqqeverisjen në mënyrë të vazhdueshme nuk kam si ta mbështes”, ka deklaruar Lama për Express.

Ndryshe, ditëve të fundit mediet kanë raportuar vazhdimisht për mundësitë e një koalicioni ndërmjet PDK-së së Hashim Thaçit dhe LDK-së së Isa Mustafës, ku Mustafa do ta merrte Kryeministrinë, e Thaçi Presidencën./Express/

Më Shumë

Prizreni nis shënimin e 26-vjetorit të çlirimit me homazhe në varrezat e dëshmorëve në Landovicë

Shënimi i përvjetorit të 26-të të çlirimit të Prizrenit, të enjten, ka nisur me homazhe në varrezat e Dëshmorëve në Landovicë me pjesëmarrjen e...

Edhe Meriton Ismaili vazhdon me Bashkimin për sezonin 2025/26

Klubi i basketbollit Bashkimi ka zyrtarizuar sot vazhdimin e bashkëpunimit me Meriton Ismailin, një ndër lojtarët më të përkushtuar të skuadrës, raporton PrizrenPress. Ismaili do...

Lajmet e Fundit