Flet dëshmitari që lajmëroi policinë për djegien e veturës në Prizren

Gjurmët e zjarrit ende të freskëta. Të dielën pasdite këtu te nënkalimi në fshatin Vlashnje, S.A. u dogj së bashku me veturën e tij të tipit Opel Kadett.

E i pari që kishte kaluar këndej pari ishte një person që po kulloste bagëtinë. Ky nuk  ka dashur të identifikohet, por ka treguar se si e ka gjetur trupin e pajetë të viktimës.

Ndërkohë me rastin tani po merret Prokuroria e Prizrenit.

Kryeprokurori i këtij organi të akuzës Admir Shala thotë se për këtë rast ishin informuar nga qytetarët.

Shala thotë se tani janë duke i grumbulluar informacionet, por ende nuk dihet shkaqet e vdekjes të personit në fjalë.

E në shtëpinë e të ndjerit në lagjen Jeni nuk kanë pranuar të flasin për këtë rast.

Askush nga familja nuk ka pranuar të flasë, por e kanë konfirmuar që i ndjeri është një persona me inicialet  S. A emër i njohur për redaksinë.

E trupi i pajetë i të ndjerit është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Më Shumë

Trupa amerikane e baletit “Magnificat” performon nesër në Prizren

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur sot pjesëtarët e trupës profesionale të baletit “Magnificat!” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të...

Ku është Ukshin Hoti? – Tubim përkujtimor në Krushë të Madhe

Me rastin e përvjetorit të zhdukjes së Ukshin Hoti, në Kompleksin Historik “Ukshin Hoti” në Krushë të Madhe do të mbahet një tubim sensibilizues...

Lajmet e Fundit