Flet drejtori i ri i Arsimit në Prizren, Gani Gërmizaj

Drejtori i ri i Arsimit në Prizren, Gani Gërmizaj, ka falënderuar partin Nisma dhe kryetarin e Komunës, Mytaher Haskuka, për besimin e dhënë.

Postimi i plotë në Facebook

Te dashur miq, të nderuar qytetarë,dua të ndajë një lajm me ju. Nga sot do të jem i ngarkuar me një detyrë të re. Pra, nga sot jam emëruar drejtor i DKA-së në Komunen e Prizrenit, gjë për të cilën fillimisht falenderojë Nisma’n Socialdemokrate, pastaj Degën e Nisma’s në Prizren dhe kryetarin Zafir Berisha për besimin e dhënë.

Garantoj se puna dhe detyra ime e re, do të jetë në përputhje të plotë me ligjin, rregulloret dhe udhëzimet administrative që janë në fuqi. Poashtu, zotohem se të gjitha angazhimet e mia, do të jenë të bashkërenduara dhe në harmoni të plotë me politikat që janë të hartuara nga koalicioni qeverisës komunal, respektivisht nga kryetari I Komunes, Mytaher Haskuka. Ne, bashkë me partnerët e koalicionit qeverisës pas besimit të dhënë nga qytetari prizrenas, jemi zotuar që ndryshimi në Prizren, do të vie bashkë me ne, prandaj të gjitha këto lëvizje, janë pikërisht në frymën e këtyre objektivave qeverisëse. Këto veçse i shërbejnë të mirës së përgjithshme qytetare. Na priftë e mbara.

Më Shumë

Vrasja në Kobaj të Prizrenit: Një tjetër në gjendje të rëndë

Një vrasje ka ndodhur sot në fshatin Kobaj në Prizren. Pas përleshjeve mes dy familjeve (kushërinjve), një 27 vjeçar e ka humbur jetën si pasojë...

Totaj: Komuna e Prizrenit do të vazhdojë mbështetjen për gratë sipërmarrëse

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka marrë pjesë në Konferencën Nismëtare të projektit “E Ardhmja e Saj”, një iniciativë që synon fuqizimin...

Lajmet e Fundit