Flet drejtori i shkollës ku dyshohet se dy mësimdhënës keqtrajtuan nxënësin 12 vjeçar në Malishevë

Dy mësimdhënësit e shkollës fillore “Salih Bytyçi” në Malishevë, Liridon Morina dhe Alban Begaj, janë arrestuar dhe ndaluar dje nga Policia, nën dyshimet se kanë keqtrajtuar një nxënës 12-vjeçar. Të njëjtit gjenden në ndalim, ndërkohë që Prokuroria ka bërë të ditur për Sinjalin se ende nuk është bërë ndonjë kërkesë për caktimin e masës së sigurisë.

Lidhur me këtë rast, Gazeta Sinjali ka kontaktuar me drejtorin e kësaj shkolle, Arben Bytyçin, për të marrë më shumë detaje se pse ka ndodhur kjo ngjarje.

“Organet po merren me këtë rast. Policia më ka kontaktu dhe më kanë njoftuar për rastin.  S’ka pasur raste të tilla të mëhershme, asnjëherë. Nxënësit janë shembull, gjithmonë kanë qenë shembull. Asnjë telashe kurrë s’e kanë pasur. Të gjithë nxënësit janë kundër kësaj që ka ndodhur. Kanë respekt për ata (mësimdhënësit) dhe e kalojnë mirë. Kurrë problem s’kanë pasur, por nuk e di një mosmarrëveshje çka ka qenë që ka pas mundësi me ndodhë. Absolut, asnjëherë s’kanë pasë probleme këta mësimdhënës. Nuk e di ku ka qenë problemi”, tha Bytyçi për Gazetën Sinjali.

Rastin në Polici e ka denoncuar babai i 12-vjeçarit, i cili ka deklaruar se përderisa fëmija i tij po qëndronte në korridor të shkollës, në katin e dytë, ishte keqtrajtuar dhe rrahur nga dy mësimdhënësit.

Nga Policia në Gjakovë thanë dje për Sinjalin se nxënësi ka pësuar lëndime të lehta trupore në pjesën e fytyrës dhe mbrapa kokës, në pjesën e qafës. Për shkak të lëndimeve, Policia njoftoi se viktima ka marrë trajtim mjekësor në QKMF-në e Malishevës.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Më Shumë

Kolpa vjen në Prizren, konfirmohet për Rock & Blues Festival 2026

Prizren Rock & Blues Festival ka vazhduar zbulimin e artistëve që do të performojnë në edicionin e katërt të festivalit, duke konfirmuar grupin e...

Vazhdojnë punimet restauruese në Kullën e Hajrullah Çantës në Rahovec

Ministrja në detyrë e Kulturës dhe Turizmit Saranda Bogujevci, ka njoftuar se po vazhdojnë me dinamikë punimet restauruese në shtëpinë-kullë të Hajrullah Çantës në...

Lajmet e Fundit