8.4 C
Prizren
E martë, 27 Janar, 2026

Flet fierakja që kërcënoi që do hidhej nga pallati: Shtesën e kam bërë duke larë m*tat në Greqi

Një qytetare që tentoi të hidhet nga banesa e saj në qytetin e Fierit rrëfeu përse e mori atë vendim.

Sipas saj, shtesën që do ia prishin se e ka ndërtuar pa leje, nuk e ka bërë me lekë dròge, por ka punuar në Greqi.

“Nëse do të prishësh këtë ballkonin, nëse ke ngelur keq për ballkonin tim, unë hidhem e ta marrë dhe shtëpinë dhe fëmijët e mi le ti lërë jetim.

Nuk kërkoj asgjë tjetër, asgjë, vetëm ballkon. Nuk e kam as dyqan, as vilë, as e kam marrë me drògë, e kam marrë me lekët e Greqisë, kam pastruar m*tërat. Asgjë nuk kërkoj dot.

Kam vajtur për dokumenta, ka qenë kryetari i bashkisë tjetër, më tha po të dha leje gjitoni që ke poshtë, bëje. Gjitonët më kanë dhënë leje. Kam bërë vetëm xhamat me dy anësore. Nëse duan të heqin xhamat, anësoret, le ti heqin, po atje lart të mos e heqin se unë këtu fle, këtu kam dollapin e rrobave.

Në pallatin tjetër është edhe një si kjo e imja, por ajo është me xham. Thonë që ai e ka të vetën. Edhe unë timen e kam, nuk i kam hyrëasnjërit në pjesë”, tha qytetarja.

Ngjarja ndodhi paraditen e sotme dhe pak minuta pasi foli për “Fax News”, ajo tentoi sërish të hidhej por kanë ndëhyrë menjëherë forcat e policisë dhe zjarrfikëset për ta zbritur nga tarraca./Faxweb

Më Shumë

Nga një muaj paraburgim ndaj 23 të dyshuarve për manipulim votash, ryshfet e kanosje

Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar nga një muaj paraburgim për 23 të pandehurit që dyshohen për manipulim votash, kanosje, marrje dhe dhënie të...

140 komisionerët që numëruan votat në Prizren rrezikojnë burgimin deri në 5 vjet

Me dënim deri në 5 vjet heqje lirie mund të përballen 140 komisionerët që ishin të angazhuar për numërimin e votave në Prizren. Në këtë...

Lajmet e Fundit