Fluks qytetarësh në pikëkalimin kufitar të Morinit

Një fundjavë e mbingarkuar ka qenë kjo e fundit për pikën kufitare të Morinit, në Kukës.

Që prej mëngjesit të kësaj të diele janë regjistruar të paktën 1.000 shtetas shqiptarë të Kosovës që kanë kaluar kufirin për në Shqipëri, raporton Kp.

Dogana e Morinit po punon me kapacitet të plotë, me 5 sportele në dispozicion të qytetarëve.

Nga raportimet e Policisë Kufitare, gjatë fundjavës kanë hyrë nga Kosova për në Shqipëri mbi 7.000 shtetas.

Më Shumë

Numërimi i votave drejt fundit, LVV 44.11%, PDK 20.80% dhe LDK 17.11%

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se procesi i verifikimit dhe numërimit të votave po vazhdon në Qendrat Komunale të Numërimit (QKN) dhe në...

Nis të hënën manifestimi “Remzi Ademaj – Shtigjeve të Lirisë” në Prizren

Drejtoria Komunale e Arsimit në Prizren ka ftuar qytetarët dhe institucionet që të marrin pjesë në hapjen e manifestimit “Remzi Ademaj – Shtigjeve të...

Lajmet e Fundit