23.3 C
Prizren
E hënë, 25 Gusht, 2025

A u formua Blloku për pozita apo për ta rrëzuar Hashim Thaçin?!

ADRIAN ÇOLLAKUAdrian Çollaku
Para saktësisht pesë muaj e dy ditë, kur lideri i LDK-së, Isa Mustafa, ai i AAK-së, Ramush Haradinaj dhe ai i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj kur nënshkruan marrëveshjen ndërmjet vete për bashkëqeverisje, deklaruan se këtë po e bëjnë për të mirën e vendit, dhe nuk po e bëjnë për interesat e tyre personale.

Për pak kohë, brenda Blloku LAN e futën edhe Lëvizjen Vetëvendosje të Albin Kurtit, duke e shndërruar LAN-in në LVAN. Pra, e morën e edhe VV-në, duke u barrikaduar dhe duke ia bërë me dije Hashim Thaçit se me ty nuk do të vij asnjë dhe se nuk po punojnë për interesa personale, por për të mirën e vendit dhe “ç’kapjen e shtetit”.
Po ku jemi sot pas 5 muajsh.

Vetëm edhe pak orë i ndajnë këta liderë, e më saktësisht Isa Mustafën e Ramush Haradinajn nga prishja përfundimtare e tyre, ose eventualisht te forcimi i Bllokut.

Mirëpo, nëse analizohen deklaratat e të dy taboreve, përfshirë personalisht Isa Mustafën e Ramush Haradinajn, se si janë kapur për pozitën e kryeministrit, mund të ndodhë që për pak orë, nëse asnjëri nuk lëshon pe, si njëri si tjetri, ose të dytë së bashku të vrapojnë drejt Hashim Thaçit.
Atëherë shtrohet pyetja, nëse prishet sonte Blloku, përse e bllokuat vendin për 5 muaj?
Për interesant e juaja personale dhe për pozitat e juaja?! Premtuat dhe u zotuat se krejt këtë bashkim dhe këtë sakrificë po e bëni se nuk doni Thaçi 3, mirëpo nëse kapeni për pozitën e kryeministrit, të gjitha kanë qenë pallavra dhe demagogji.

Edhe pak orë edhe gjithçka do të vërtetohet nëse keni qenë të sinqertë në ato që keni deklaruar dhe proklamuar apo gjithçka ka qenë për ineteresa.
Prandaj, duhet të keni kujdes se i keni dy vetëm rrugë:

E para, prishja ndërmjet vete pos që do t’ju bëjë fajtor për situatën politike të krijuar në vend pa institucione tash e pesë muaj, në të vërtetë do të dëshmoj se jeni të njëjtë me PDK-në, pos pushtetit s’ju intereson asgjë tjetër. Poashtu, hyrja me PDK-në në këto momente do të thotë edhe fund për karrierën politike të secilit prej jush.

Dhe rruga e dytë, marrëveshja ndërmjet vete, e cila do të dëshmonte se vërtetë nuk keni pasur qëllim pozitat, por të mirën e vendit.
E, keni në dorën Tuaj, dhe vendosni vetë se cilën rrugë e doni.

Më Shumë

Artan Abrashi me kritika për pushtetin e Prizrenit:Ka mungesë të parkingjeve

Kandidati i Vetvendosjes për të parin e Prizrenit në zgjedhjet lokale 2025, Artan Abrashi ka kritikuar pushtetin aktual për mungesën e parkingjeve në këtë...

Zhduket një person në Prizren, familjarët kërkojnë ndihmë

Një femër kosovare ka raportuar në polici se vëllai i saj ka dalë nga shtëpia dhe prej asaj kohe nuk dihet vendndodhja e tij. Rasti...

Lajmet e Fundit