Fortesa, Celina dhe Brestoci përkujtojnë të vrarët në 17 vjetorin e rënies

Sot bëhen 17 vjet kur forcat serbe vranë dhjetëra njerëz në fshatrat Fortesë, Celinë dhe Brestoc të komunës së Rahovecit.

Në fshatin Fortesë, forcat serbe morën jetën e më shumë se 65 personave, prej të cilëve dhjet prej tyre ishin nën moshën dhjet vjeçare, kurse të tjerët kryesisht gra dhe të moshuar.

17 vjet pas, qytetarët e këtij fshati përkujtojnë të rënët për lirinë e Kosovës.

Jo vetëm fshati Fortesë i kësaj komune ka ditën e të rënëve. Brestovci është një fshat tjetër në këtë komunë i cili përjetoi masakër. Në këtë fshat në mëngjesin e 25 marsit forcat serbe vranë 54 persona.

Ndërsa Celina fshat tjetër i po kësaj komune, do të mbajë tubimin përkujtimorë për 75 martirët të cilët u vranë në po të njëjtën datë.

Ata sot do të presin lule nga më të afërmit e tyre.

Nën organizim të këshillit organizativ të këtij fshati do të mbajnë akademi përkujtimore tek varrezat, duke filluar nga ora 13:00.

Më Shumë

Bedri Hamza: Në Rahovec nuk mungon puna, mungon mbështetja e shtetit

Kandidati për Kryeministër i PDK-së, Bedri Hamza, ka mbajtur një tubim me qytetarët e Rahovecit. Hamza në Rahovec nuk mungon puna, por mungon mbështetja e...

Në Savrovë përkujtohen dëshmorët dhe martirët e lirisë

Në fshatin Savrovë të Suharekës është mbajtur një ceremoni përkujtimore në nderim të bijve dhe bijave të rënë për lirinë e vendit. Në këtë aktivitet,...

Lajmet e Fundit