FOTO/ Deti nxjerr pako me 50 kg kanabis në plazhet e Brindisit

Valët e detit kanë nxjerrë në breg mbi 50 kilogramë marijuanë orët e fundit, në plazhet nga Speçhiolla në Diana Marina, në provincën e Brindisit.

Mbi pakot e drogës ka pasur disa shenja me bojë të kuqe, të ngjashme me svastikën. Vendi ku ka dalë droga, në veri të Brindisit, është ndër më të rrahurit nga trafikantët që kalojnë Adriatikun.

Të njoftuar nga pushuesit në Speçhiolla, kanë ndërhyrë forcat e rendit që kanë “peshkuar” pakot, të cilat përmbanin rreth 19 kile marijuanë. Nga dëshmitë e disa prej plazhistëve, një barkë me motor ishte shfaqur aty pranë, duke kaluar disa herë.

Ndërkohë, në plazhin në Diana Marina ishte një avokat vendas që vuri re një pako të dyshimtë dhe njoftoi komisariatin e policisë. Pas hapjes së pakos, u gjetën mbi 30 kile marijuanë.

Nuk ka asnjë shenjë që mund të flasë me siguri për origjinën e drogës, por hetuesit thonë se ky është një aks i konsoliduar i trafikut, sidomos me Shqipërinë.

Image

Më Shumë

VV në Prizren uron Kurban Bajramin, bën homazhe te varret e dëshmorëve

Lëvizja Vetëvendosje në Prizren ka nisur aktivitetet e Ditës së Kurban Bajramit me homazhe pranë varreve të dëshmorëve dhe vizita në strukturat e Bashkësisë...

Liria “shkatërron” Dinamon në Ferizaj, siguron playoff-in për Superligë

Liria ka mbyllur sezonin e rregullt me fitore spektakolare 5-1 ndaj Dinamo Ferizaj, duke siguruar një vend në playoff-in për Superligë, raporton PrizrenPress. Skuadra prizrenase e...

Lajmet e Fundit