/Foto Lajm/ Komandanti i KFOR-it gjerman- gjyqtar i ndeshjes së volejbollit

Se thjeshtësia dhe çiltërsia është vlerë e njerëzve të mëdhenj dhe pa komplekse, dëshmon më së miri kjo foto. Këtu shihet komandanti gjerman i KFOR-it në Prizren, duke referuar në ndeshjen miqësore në mes ushtarëve të tij dhe ekipit të mësimdhënësve të “Loyola- Gymansium”, në ditën kur këta të fundit po festonin 13-vjetorin e themelimit dhe funksionimit të shkollës së tyre.

Ndeshja kishte edhe karakter lamtumirës, sepse që nga shtatori ushtarët e kontigjentit gjerman do të largohen nga Prizreni, kurse prapa do të lënë kujtimet mbresëlënëse për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm, miqësitë e krijuara dhe mbështetjen për “Loyola- Gymnasium”./Enver Sulaj/

Më Shumë

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. E bërë pjesë e këtij reality shoë që nga dita e parë, Moza...

Nga 30 ditë paraburgim për nënë e bir të dyshuar për vrasjen në Prizren

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji, për shkak të dyshimit të...

Lajmet e Fundit