19.8 C
Prizren
E enjte, 7 Maj, 2026

FOTO: Stalini, Lenini dhe një Zis i Sigurimit shfaqen në vilën e Mehmet Shehut në ish-Bllok, instalacioni ngjall debate

Një statujë bronxi e Josif Stalin vështron mbi një rrugë të populluar të Tiranës nga brenda murit të një vile qeveritare – dikur shtëpi e ish-kryeministrit komunist, Mehmet Shehu në lagjen e ish-Bllokut.

Po aty gjendet një makinë Zis dhe një statujë e Leninit.

Statujat u hoqën nga sheshet e Tiranës pas lëvizjeve anti-komuniste të vitit 1990 dhe qëndronin prej vitesh në oborrin e pasmë të Galerisë së Arteve

Ato u zhvendosën që aty për shkak të rikonstruksionit të godinës.

Disa portale shkruajnë se ekspozimi i tyre në ieh-vilën e Mehmet Shehut ka pasoja sensitive te viktimat e komunizmit.

Por Endri Fuga, drejtor i Agjencisë për Mediat dhe Komunikimin thotë se ekspozimi i statujave të Stalinit dhe Leninit në ambientet e vilës qeveritare është pjesë e një instalacioni, dhe se mbi një vepër arti nuk duhet gjykuar me syzet e politikës.

 / dita

Më Shumë

Zgjatet orari i QKMF-së në Prizren

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka njoftuar se Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF) në Prizren ka zgjatur orarin e punës deri...

Ndërron jetë ‘Bilbili i Çamërisë’, Shaban Zeneli

Ka ndërruar jetë në moshën 67-vjeçare artisti i njohur fierak Shaban Zeneli, i njohur gjerësisht si “Bilbili i Çamërisë”, pas një beteje me një...

Lajmet e Fundit