Ish-ambasadori e jep një parashikim për liberalizimin e vizave

Ish-ambasadori i Kosovës në Francë, Qëndrim Gashi tha se vitin e ardhshëm duhet të liberalizohen vizat.

Gashi në RTV21 u shpreh se liberalizimi duhet të ndodhë, përveç nëse ndodhë ndonjë befasi.

“Mesa e kam kuptuar unë, përveç nëse ka ndonjë befasi, e dimë sivjet p.sh ishte lufta që fillojë që edhe fatkeqësisht vazhdon në Ukrainë, sulmi rus. D.m.th përveç nëse ka ndonjë befasi do të duhej vitin e ardhshem të liberalizoheshin vizat. Në parim kjo është diçka që zyrtarët tanë besojë që e dinë, jam i sigurt që e dinë”, u shpreh Gashi.

Ai shtoi se kjo do të duhej të ndodhte shumë kohë më parë dhe është akt i vonuar.

Franca, vendi ku ka shërbyer Gashi, është vendi më skeptik për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Kosova është vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor që nuk gëzon liberalizim vizash me BE-në.

Vendi, që nga viti 2018, ka marrë rekomandimin për liberalizimin e vizave, pasi Komisioni ka konkluduar se i ka përmbushur të gjitha kriteret.

Komisioni vazhdon ta mbajë këtë qëndrim, por janë disa vende anëtare, si Franca, që shprehin rezerva për lëvizjen e lirë të kosovarëve.

Më Shumë

Në Prizren promovohet lëvizja e gjelbër, shpërndahen 50 biçikleta për familjet në nevojë

Dje, u mbajt me sukses ceremonia e shpërndarjes së biçikletave në kuadër të projektit “ReCycle4Future – Projekti për Rikthimin e Biçikletave në Përdorim sipas...

Diaspora përmbys rezultatin në Malishevë: VV-ja del partia e parë, PDK-ja bie e dyta

Numërimi i votave me postë të diasporës ka sjellë ndryshime në renditjen e partive edhe në komunën e Malishevës. Lëvizja Vetëvendosje tashmë ka dalë e...

Lajmet e Fundit