8.2 C
Prizren
E enjte, 15 Janar, 2026

Fotot e rralla/ 70 vite më parë, kur Greqia sulmoi Shqipërinë dhe vrau 100 ushtarë

0 vite më parë, më 2 gusht të 1949, Greqia sulmoi kufijtë juglindorë të Shqipërisë duke vrarë mbi 100 ushtarë dhe oficerë që luftuan në vijën e parë të frontit.

Të mbështetura nga artileria dhe aviacioni, ushtria greke, hyri qindra metra brenda në tokë shqiptare dhe ngjarja u bë objekt debatesh dhe mbledhjesh të shumta, madje deri në OKB, ku Tirana dhe Athina drejtonin gishtin drejt njëra-tjetrës.

Trupat greke hynë në thellësi të tokës shqiptare deri në fshatrat Bozhigrad dhe Vidohovë ku u përballën me rezistencën e rojeve shqiptare të kufirit.

Konflikti ndërkufitar zgjati për më shumë se një muaj dhe pati me qindra të vrarë e të plagosur si nga pala shqiptare, ashtu edhe nga ajo greke.

Regjimi i kohës e quajti ‘provokimi i gushtit 1949’ dhe kjo ngjarje mbeti e tillë në kujtesën e shqiptarëve për disa breza.

Por, pas hapjes së arkivave sekrete, pas viteve 90, dëshmitë publike treguan se bëhej fjalë për ndihmën që regjimi i Enver Hoxhës i jepte forcave komuniste greke.

Drejtues të partisë komuniste të Greqisë, strehoheshin në Tiranë ndërsa zona në brendësi të kufirit shqiptar, deri në malin e Gramozit, ishin kthyer në baza të ushtrisë partizane greke.

Të gjitha këto Athina i konsideronte ndërhyrje në punët e brendshme të saj, dhe me këtë pretekst erdhi edhe sulmi i 2 gushtit 1949.

 

Më Shumë

Mbajtja në ndalim e 35 të dyshuarve në rastin BKS, gjykata u reagon avokatëve”: U bë në përputhje me ligjin

Gjykata Themelore në Prizrenit ka reaguar ndaj avokatëve që po pretendojnë se35 të ndaluarit në rastin BKS po mbahen kundërligjshëm. Përmes një reagimi, kjo gjykatë...

Sindikata e Policisë: Familjet e policëve të rënë nuk janë paguar gjatë muajit dhjetor

Sindikata e Policisë së Kosovës ka shprehur shqetësimin e thellë lidhur me atë, siç thotë SPK, mospagesën e familjeve të policëve të rënë gjatë...

Lajmet e Fundit