15.3 C
Prizren
E enjte, 12 Mars, 2026

Franca i jep Kadaresë urdhrin ‘Komandant i Legjionit të Nderit’

Ismail Kadaresë i është dorëzuar dekorimi më i lartë që Franca mund t’i japë; titulli “Komandant i Legjionit të Nderit”. Titulli i është dorëzuar nga presidenti francez, Francois Hollande pasditen e së hënës në pallatin presidencial “Elize”.

Ceremonia është mbajtur me një rreth shumë të ngushtë të ftuarish dhe pjesëmarrës në të ka qenë edhe Kryeministri Edi Rama.

Vlerësimi i artit të Kadaresë në atdheun e tij të dytë, ku zhvillon karrierën letrare që prej vitit 1990, është njëkohësisht vlerësim për kulturën dhe gjuhën shqipe, shkruan Top-Channel.

Titulli është shpallur që me fillimin e këtij viti, duke përkuar me muajin e 80-vjetorit të lindjes së shkrimtarit.

Sa i përket fushës së letrave, të njëjtin titull me të ka marë edhe shkrimtari francez Michel Tornier.

Urdhri është krijuar nga Napoleon Bonaparti në vitin 1802 dhe është i ndarë në pesë shkallë të ndryshme. Kalorës, oficer, komandant, oficer i madh dhe Kryq i Madh. Medalja në rastet e civilëve jepet kur puna e tyre rrit reputacionin e Francës përmes studimeve, arteve, shkencës, politikës, gazetarisë etj.

I konsideruar si një nga shkrimtarët më gjenialë bashkëkohore Ismail Kadare, i përkthyer në 50 gjuhë të botës, është nominuar disa herë me çmimin “Nobel” për letërsi.

Më Shumë

Prizrenaset të pandalshme – Bashkimi mposht bindshëm Penzën

Skuadra e femrave e Bashkimi ka vazhduar me paraqitje të mira, duke shënuar fitore bindëse ndaj Penzës me rezultat 68:91, raporton PrizrenPress. Ndeshja nisi e...

Ylli fiton bindshëm ndaj Apolonisë

Golden Eagle Ylli ka shënuar fitore të rëndësishme ndaj Apolonisë me rezultat 80:59, në kuadër të xhiros së gjashtë të Ligës Unike të meshkujve. Therandasit...

Lajmet e Fundit