Ftohtë dhe mundësi për reshje bore e shiu

Sot mbi vendin tonë do të mbajë mot i ftohtë, orëve të mëngjesit dhe mbrëmjes viseve kodrinoro-malore paraqiten kushte edhe për të reshura bore, apo të përziera shiu dhe bore.

Në fillim të javës mbeten ende mundësi për reshje lokale shiu, me më shumë vranësira ditën e hënë, e intervale më të gjata me diell ditën e mërkurë.

Cilësia e ajrit ditëve të ardhshme shënon përmirësim, me indeks që paraqitet kryesisht në vlera të pranueshme.

Temperaturat me tendencë të rënies në fundjavë, minimalet zbresin edhe deri në 0C ditën e diel, e më pas në rritje. Maksimalet zbresin në 9C ditën e diel, e më pas në rritje deri në 16C të mërkurën. /Telegrafi/

Më Shumë

Prizreni hap oborret e pesë shkollave për parkim falas gjatë sezonit veror

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se, nga dita e sotme deri më 23 gusht 2026, do të lejohet hyrja dhe shfrytëzimi pa pagesë i...

Rrokulliset kamioni në autostradën “Ibrahim Rugova”

Një kamion i ngarkuar me zhavorr është vetaksidentuar sot, rreth orës 09:20, në autostradën “Ibrahim Rugova”, në drejtimin Malishevë–Prishtinë, në kilometrin 58. Lajmin për Telegrafin...

Atdheu me qira

Lajmet e Fundit