8.8 C
Prizren
E mërkurë, 6 Dhjetor, 2023

Fundi i rilindjes së ëndrrës për Perandori

“Rusia ka një detyrim ligjor ndërkombëtar, për të respektuar të drejtën ndërkombëtare humanitare, ligjet e luftës, përfshirë Konventën e Gjenevës të vitit 1949”.

“Rusia ka detyrimin të respektojë vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë dhe të ndalojë menjëherë të gjitha aktivitetet ushtarake në Ukrainë”.

“Por, për fat të keq, Rusia ka bërë një zgjedhje tjetër, atë të mosrespektimit të saj dhe, në fakt, ka injoruar të drejtën ndërkombëtare”.

 

 

Flet pas fjalimit të presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky përballë Këshillit të Sigurimit, ambasadori i Shqipërisë në Kombet e Bashkuara, Ferit Hoxha, i cili po fiton një rol udhëheqës në kontekstin ndërkombëtar.

Dhoma e Këshillit të Sigurimit është ende e tronditur nga pamjet e Bucha-s, Irpin-it, Mariupol-it dhe Dymerk-ës, të cilat, Zelensky i lëshoi për transmetim në ekranin e madh, në fytyrë të 15 vendeve anëtare dhe në sytë e gjithë botës.

Ambasadorja amerikane, Linda Thomas Greenfield, solli në sallën e gjyqit kërkesën e bërë a priori nga Zelensky, për pezullimin e Rusisë nga Këshilli i Sigurimit dhe për heqjen e të drejtës së vetos, e cila do të bllokonte çdo iniciativë të mundshme të organizatës ndërkombëtare në lidhje me situatën tragjike në Ukrainë.

Asociation “Loyola–Gymnasium” shpall konkurs për regjistrimin e nxënësve për vitin shkollor 2022- 2023

“Ne nuk mund t’i lejojmë një vendi që po përmbys të gjitha parimet në të cilat ne besojmë, të marrë pjesë në këtë këshill dhe ta përdorë atë për të përhapur propagandën e vet”, tha ambasadorja Linda Thomas-Greenfield.

U.S. Ambassador to the United Nations, Linda Thomas-Greenfield speaks to reporters during a news conference, Monday, March 1, 2021, at United Nations headquarters. (AP Photo/Mary Altaffer)

Diplomati i Tiranës, e shtoi pëlqimin e vendit të tij për një dispozitë, e cila do të ndryshonte historinë e politikës ndërkombëtare, siç ka qenë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Por siç tregon ndërhyrja e ambasadorit rus, i cili pafytyrësish përmbys realitetin duke fajësuar paturpësisht (dhe pa asnjë provë) “nazistët ukrainas” për krime kundër civilëve, është e sigurt që Moska do të vërë veton ndaj çdo hetimi të pavarur për masakrën e Bucha-s.

Këshilli i OKB-së, hodhi poshtë me një shumicë të madhe (vetëm Rusia dhe Kina votuan pro), një mocion humanitar që nuk përmendte pushtimin ushtarak, të paraqitur nga Moska.

Konsensus i gjerë nga të gjitha vendet (përfshi Kinën, Indinë dhe Emiratet e Bashkuara Arabe) nga ana tjetër, për propozimin e ngritjes së një komisioni ndërkombëtar për hetimin e masakrës së Bucha-s.

Përveç fotove satelitore të publikuara nga e përditshmja amerikane “New York Times”, të gjithë gazetarët e huaj, të cilët vajtën për të dëshmuar nga qyteza afër Kievit, raportuan faktin se deri më 1 prill, ushtria ruse ishte e pranishme në vend.

Një mohim i qartë ky i teorive ruse, sipas të cilave ushtria e tyre ishte larguar më parë nga Bucha.

Forcat e Moskës do të kishin mbushur rrugët dhe shtëpitë me mina kundër njerëzve, gjë që do të shpjegonte vonesën me të cilën ukrainasit, pasi liruan qytezën periferike kryeqytetase, mundën të hynin në zonë dhe të zbulonin skenën makabre të kufomave të shpërndara nëpër rrugë.

Edhe një nga organizatat më të mëdha dhe të besuara ndërkombëtare si “Human Rights Watch”, ka njoftuar gjithashtu se ka hapur një hetim për Bucha-n dhe tashmë ka filluar të mbledhë prova të krimeve të luftës, të cilat do t’i paraqesë në Gjykatën Ndërkombëtare të Krimeve.

Sot ka qenë një ditë e rëndë për Kremlinin!

Vendet evropiane kanë dëbuar dhjetëra diplomatë rusë. Kanë bllokuar portet për anijet që vijnë nga Federata Ruse dhe po ashtu kanë bllokuar importin e qymyrit.

E gjithë kjo, ndërkohë që nga ora në orë, mbërrinin dëshmi të reja për masakrat ndaj civilëve në Ukrainë, dhunën ndaj grave dhe fëmijëve dhe bombardimet e objektivave civile, si spitalet.

Pozicionet e vendeve perëndimore po bëhen gjithnjë e më të serta dhe vendimtare ndaj Rusisë.

Kërkesa për ta përjashtuar atë nga Këshilli i Sigurimit , e mbështetur nga Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera perëndimore, është sigurisht kërcënimi më i rëndë – të paktën politikisht – për Vladimir Putinin dhe regjimin e tij nacionalist.

Rusia kurrë nuk ka qenë kaq e izoluar në skenën ndërkombëtare sa është sot. Por nëse do të përjashtohej nga maja operative e OKB-së, të gjitha aspiratat e saj për t’u bërë superfuqi do të përfundonin përgjithmonë.

ndërsa Perëndimi, më së fundmi dhe pas shumë kohësh i revoltuar për aksionet e saj, po e shtyn në periferinë e komunitetit ndërkombëtar, Kina, e cila sot shfaqet si aleate, është e gatshme t’ia zërë vendin (në të vërtetë, ndoshta tashmë e ka zënë) dhe Putin-it do t’i duhet të bëjë vetëm vasalin e Perandorit të vërtetë të Lindjes.

Rusia tashmë është një gjigant me këmbë prej qerpiçi!

Putin-i nuk ka arritur të ndërtojë një ekonomi të fortë. Ka humbur të gjithë besueshmërinë politike dhe rezistenca e papritur e Ukrainës, ajo rezistencë që i befasoi të tërë për forcën dhe dinjitetin e saj, mbështetur nga NATO, po zbeh edhe imazhin e pamposhtjes së supozuar ushtarake të Rusisë.

Pekini është më i fortë se Moska në secilën prej këtyre fushave.

Nëse lufta në Ukrainë do të ishte fillimi i rilindjes së Perandorisë Ruse (siç argumentojnë Putin dhe ideologu i tij Dugin), ajo rrezikon të jetë fundi i çdo ëndrre rilindjeje.

/Albanianpost.com

Më Shumë

42-vjeçari shqiptar humb jetën në burgun grek

  Një shqiptar i burgosur në Greqi, ka vdekur në qeli. Fillimisht po dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe patologjike, por mjekët ligjorë ende nuk...

Arrestohet për sulm seksual një burrë në Rahovec

Një burrë në Rahovec është arrestuar si i dyshuar për sulm seksual. Sipas raportit të policisë rasti ka ndodhur më 221 nëntor të këtij viti....

Lajmet e Fundit