6.6 C
Prizren
E hënë, 8 Mars, 2021

Fundi i “votës borxh”

Zgjedhjet e 14 shkurtit treguan se qytetarët nuk ia kanë votën borxh asnjë partie dhe nuk janë peng i askujt. Ata zgjodhën t’i ndëshkojnë ata që shpesh ditën ta keqpërdorin vullnetin dhe besimin e tyre.

Imer Mushkolaj

Nuk më ka rastisur të takoj votues më të durueshëm sesa ata të LDK’së. Votues besnikë, të cilët ndër vite, pavarësisht gjimnastikave politike të kreut të partisë, kishin gjetur kurajo t’ia besojnë sërish votën kësaj partie.

Kështu kishin vepruar atëherë kur LDK u bë pjesë e koalicionit VLAN, por që kryetari i partisë ua keqpërdori besimin e dhënë dhe u fut në koalicion me PDK’në. Paraprakisht, në fushatë zgjedhore, ai ishte betuar se kurrë nuk do të bënte koalicion me SHIK’un dhe partinë e Hashim Thaçit. Por, me votat e LDK’së ish-drejtuesi i SHIK’ut u zgjodh kryetar Kuvendi, e Thaçi më vonë president.

Besnikë dhe të durueshëm votuesit e LDK’së u treguan edhe në vitin 2019, kur partia nxori si kandidate për kryeminstre Vjosa Osmanin. Ata e votuan atë me idenë se do të bëhej koalicioni VV-LDK. Kështu edhe ndodhi, por koalicioni nuk zgjati as dy muaj dhe me nismën e LDK’së, qeveria u prish në pandemi. Në qershor partia e Mustafës harroi sërish premtimin dhënë votuesve dhe iu rikthye bashkëpunimit me dy parti të ish-koalicionit PAN, duke krijuar qeverinë e udhëhequr nga Avdullah Hoti. Një qeverie apatike që dështoi të menaxhojë si duhet situatën me pandeminë. Dhe, në përpjekje për të arsyetuar, siç thuhej, punën e mirë që ishte bërë, zyrtarë të LDK’së nuk ngurronin të merreshin edhe me, siç thonin, dështimin e qeverisë së Albin Kurtit, pjesë e të cilës ishin edhe vetë.

Gjatë gjithë fushatës zgjedhore Hoti përsëriste pandërprerë se ai dhe qeveria e udhëhequr nga ai i kishin sanuar raportet me SHBA’në dhe e kishin kthyer Kosovën në “kursin veriatlantik”. Por, duket se këtyre arsyetimeve nuk iu besuan as vetë votuesit e LDK’së. Për më tepër, ata e ndëshkuan fort këtë parti, duke i shkaktuar humbje të thellë, aq të thellë sa i duhet kohë e gjatë për ta marrë veten. Kësaj radhe votuesit e kësaj partie – por jo vetëm – bënë qartë të ditur se nuk ishin peng i asnjë partie dhe askujt nuk i kishin vota borxh.

* * *

Me qasje klienteliste, arrogancë e shpërfillje, partitë që kanë qeverisur deri tash thuajse e konsideronin të sigurt votën që duhej t’ua besonte elektorati Me premtime kryesisht financiare, me rritje pagash në sektorë të caktuar që gjeneronin vota më shumë, ato thuajse i konsideronin pengje votuesit e tyre, të cilëve u kishin kryer ndonjë shërbim – që nga punësimet në sektorin publik deri te ofrimi i beneficioneve të tjera. Në këtë mënyrë, partitë i bënin borxhlinj votuesit e tyre zgjedhje pas zgjedhjesh. Por, nuk ishte kjo e vetmja mënyrë për t’i lidhur ata fort me partinë. Në lojë futeshin edhe aspekte të tjera më të ndjeshme.

Sa e sa herë LDK ka fituar votën në emër të Ibrahim Rugovës, pas vdekjes së tij. Sa e sa herë partitë “e dala nga lufta” kanë marrë vota në emër të luftës, vite e vite pas mbarimit të saj.

Me një siguri të pashpjegueshme, këto parti konsideronin se votat për to janë borxh, pavarësisht se si vepronin më pas me to – shpesh duke abuzuar për qëllime personale e grupore dhe duke shkelur vullnetin e votuesve.

Zgjedhjet e 14 shkurtit treguan se kësaj prakrike po i vjen fundi dhe partitë nuk mund të llogaritin më në votë të gatshme, votë borxhi, pavarësisht se si do ta trajtojnë atë më pas. Kjo më së shumti vërehet te LDK’ja, një parti që tradicionalisht ka pasur një votues të durueshëm e të besueshëm, që shpesh jepte votë besimi veç për “frymën rugoviane” dhe “institucionalizmin” e shumëpërfolur. Të dyja këto ishin më tepër fluska propagande që mblidhnin vota, sesa filozofi politike që mund të përkthehet në praktikë në dobi të qytetarëve.

* * *

Leksioni i 14 shkurtit duhet të mësohet dhe të mbahet mend nga të gjitha partitë. Tashmë elektorati nuk jep më votë “blanko”, për arsye shpeshherë edhe banale. Njerëzit nuk iu kanë partive vota borxh, por ato duhet merituar me programe dhe punë serioze. 14 shkurti tregoi se ka mbaruar koha kur partitë e kanë pasur të sigurt votën në bastione e rajone të caktuara. 14 shkurti tregoi se elektorati i partive të caktuara duron gjatë, por di edhe të shpërthejë, duke ndëshkuar rëndë ato.

Përtej rezultatit të dalë nga kutitë e votimit, 14 shkurti shënoi edhe një kthesë në mendësinë e qytetarëve, duke i dhënë rëndësinë që jo gjithnjë e kishte vota e secilit nga ta. 14 shkurti, ndonëse ditë e festës së dashurisë, tregoi se dashuria ndaj partive nuk zgjat përgjithmonë. Sidomos kur ky besim dhe kjo dashuri shpërfillen lehtësisht. Sidomos kur gjithçka keqpërdoret paturpësisht./Gazeta Express/

Më Shumë

Muaji mars, pranverë për industrinë muzikore shqiptare

Java e parë e muajit mars duket të ketë qenë koha ideale për artistët shqiptarë që ata t’i publikojnë projektet e tyre. Albanian Post ju...

Xhaka në historinë e zezë të Premier Leagues

Mesfushori i Arsenalit, Granit Xhaka, ka hyrë në listën e rekordeve të zeza në Premier League. Me gabimin që bëri në ndeshjen ndaj Burnleyt, ai...

Prizren, testet për Covid-19 bëhen edhe në Gjonaj, Reçan, Korishë dhe Zhur

Drejtoria e Shëndetësisë njofton se për shkak të rritjes së numrit të pacientëve, realizimi i testeve të shpejta (rapide) për COV?D-19, përveç në Qendrën...

Dështon gjykimi ndaj ish-inspektorit të ndërtimit në Prizren

Ka dështuar të mbahet shqyrtimi gjyqësor, i paraparë për të mërkurën, në Gjykatën Themelore në Prizren, ndaj ish-inspektorit të ndërtimit në Prizren, Nexhmedin Musliu,...

Zafir Berisha shpall kandidaturën për kryetar të Prizrenit

Kandidati për deputet nga Nisma Socialdemokrate, njëherësh edhe Koordinator Nacional për Siguri Kibernetike në Qeverinë Hoti, Zafir Berisha, ka deklaruar se do të jetë...

Çmimet e Importit shënuan rritje në TM4 për 0.5% krahasuar me TM3 2020

Indeksi i tërësishëm i çmimeve të importit në Kosovë pati ngritje për 0.5% në TM4 2020, krahasuar me TM3 2020. Ngritje më të mëdha të...

Ylli triumfon në sfidën verdhezi

Golden Eagle Ylli ka shënuar fitore ndaj Pejës në udhëtim me shifrat 77:88 (22:18, 16:28, 22:19, 17:23), në ndeshjen e mbetur të xhiros së...

Ronaldo e rrit standardin përsëri, 12 sezone radhazi me mbi 20 gola

Cristiano Ronaldo ka vazhduar ta rrisë standardin në futboll, me golin që e shënoi në fitoren e Juventusit 3:0 kundër Spezias. Superylli portugez e shënoi...

Kur do të krijohet Qeveria e re? Kurti flet pas takimit me Vjosa Osmanin

Shefi i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka deklaruar për T7 se konstituimi i institucioneve do të bëhet sa më shpejtë që të jetë e...

Anton Quni ka disa fjalë për rivalët brenda partisë dhe zgjedhjen e Vjosa Osmanit presidente

LDK-ja ka rënë më së keqi prej themelimit të saj, e Anton Quni ka shprehur vullnet që ta marrë udhëheqjen e partisë, me gjithë...

Tërmeti dridh sërish Greqinë

Një tërmet ka dridhur sërish Greqinë, për të dytën herë gjatë së mërkurës. Tërmeti prej 5,1 ballësh ndodhi rreth orës 19:24, sipas kohës lokale, në...

Profesori Gani Rudaj propozon heqjen e lëndës së gramatikës në shkollat e mesme

Gani Rudaj, profesor i Gjuhës dhe i letërsisë propozon që në shkollat e mesme të hiqet programi ku ka të bëjë për gramatikën. Ai, në...

Shtatë të vdekur nga Covid -19

Brenda 24 orëve janë raportuar 7 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Deçan 1 rast (66 vjeç), Fushë-Kosovë...

Vjedhen 15 mijë euro dhe një veturë në Suharekë

Dy raste të vjedhjeve janë raportuar të premtën në fshatin Bllacë të Suharekës, ku sipas ankuesve në njërin rast janë vjedhur një shumë e...

Grabitje e armatosur në Prizren

Policia e Kosovës ka bërë të ditur për një rast grabitjeje me armë në Prizren, ku raportohet se dy persona të maskuar dhe nën...

Kuvendi i Prizrenit kërkon nga ekzekutivi përgatitjen e materialit për përkrahjen e të prekurve me COVID-19

Kërkesa e anëtarëve të Kuvendit të Komunës së Prizrenit, e shprehur në disa seanca, për t’i përkrahur financiarisht qytetarët që janë përballur me sëmundjen...

Lajmet e Fundit