12.7 C
Prizren
E martë, 12 Maj, 2026

Fushata nis më 25 shtator

Fushata për zgjedhjet e parakohshme do të nisë më 25 shtator, kanë thënë të hënën burime brenda Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ). Data është mësuar, pasi presidenti Hashim Thaçi ka dekretuar 6 tetorin si datë kur kosovarët do t’iu drejtohen kutive të votimit.

Zgjedhjet e parakohshme do të mbahen si pasojë e dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga pozita e kryeministrit, pas së cilës koalicioni qeverisës refuzoi të propozojë një mandatar të ri për formimin e Qeverisë. Kjo edhe për faktin se prej më shumë se një viti koalicioni e ka humbur shumicën në Kuvend. Kësisoj, më 22 gusht deputetët votuan pro shpërndarjes së legjislaturës së gjashtë, së cilës i takonin.

E tek të hënën kreu i shtetit e ka firmosur dekretin për shpërndarjen e Kuvendit, i cili ka hyrë në fuqi menjëherë. Vetëm disa orë më vonë Presidenca ka konfirmuar datën e zgjedhjeve. Ajo është 6 tetori.

“Udhëzohet Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Republikës s? Kosovës t’i ndërmarrë t? gjitha veprimet e nevojshme për organizimin dhe mbajtjen e zgjedhjeve për Kuvendin e Republikës s? Kosovës, n? përputhje me k?t? vendim dhe legjislacionin n? fuqi”, thuhet n? vendimin, t? cilin e ka nënshkruar presidenti Thaçi.

Më Shumë

Vetëvendosje në Prizren zhvillon takim mobilizues me strukturat e saj

Lëvizja Vetëvendosje – Qendra në Prizren ka mbajtur një takim mobilizues me përfaqësuesit e pikave të saj, në kuadër të organizimit dhe koordinimit të...

Kuvendari i PDK-së në Prizren, Tarashaj: Limaj duhet të rikthehet në PDK

Kuvendari i Partia Demokratike e Kosovës në Kuvendin Komunal të Prizrenit, Tefik Tarashaj, i ka bërë thirrje publike liderit të Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj,...

Lajmet e Fundit