7.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

Futbolli drejt rikthimit, vendoset për dy kampionate te Evropës

Portugalia dhe Çekia kanë konfirmuar se në fund të muajit do të rikthejnë futbollin, ndërkohë që këto ditë do të vendoset edhe në Gjermani e Itali, apo edhe në Angli. Ndërkohë që në këto shtete të mëdha po mendohen, Polonia dhe Danimarka kanë përcaktuar datat për rinisjen e futbollit.

Boniek, presidenti i Federatës Polake të Futbollit, ka njoftuar se autoritetet kanë pranuar protokollin e sigurisë që ata kanë propozuar dhe prej ditës së hënë nisin stërvitjet. Normalisht do të luhet me dyer të mbyllura dhe plani është me 27/28 maj të luhen dy ndeshje të Kupës, kurse dy ditë më pas kampionati.

Në Poloni kanë mbetur edhe 10 javë kampionat dhe synimi është ta mbyllin deri më 19 korrik sezonin dhe më pas të mendojnë për të ardhshmin, me shpresën që do të zhvillohet në kushte normale. Sa i takon Danimarkës, së fundmi është dorëzuar protokolli i sigurisë në qeveri dhe pritet një përgjigje. Plani i tyre është që ndeshjet të luhen prej 29 majit.

Më Shumë

Lajmet e Fundit