12.8 C
Prizren
E shtunë, 2 Nëntor, 2024

Fyle: Beogradi ta zbatojë marrëveshjen me Prishtinën

Fyle5-29Komisioneri evropian për shtrirje, Stefan Fyle rekomandoi në Beograd se Serbia duhet ta emëroj krye-negociatorin dhe çështjen evropiane ta vë “në krye të rendit të ditës”. Ai ka theksuar se është e domosdoshme të zbatohet marrëveshja dhe krejt që është dakorduar në dialogun me Prishtinën. Fyle tha se është propozim që çështja e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Beogradit e Prishtinës të trajtohet në kaptinën 35 e cila do të ishte hapur nga fillimi deri në mbarim të negociatave me Serbinë.

Pas takimit me kryeministrin serb, Ivica Daçqi dhe delegacionin e Qeverisë së Serbisë, Fyle tha në një konferencë për gazetarë se kjo është pjesë e dokumentit që përmban hapat themelor që duhet t’i bëjë Serbia tani kur negociatat janë hapur. Këtë dokument Fyle sot ia ka prezantuar udhëheqjes së Serbisë kurse nesër edhe presidentit të vendit dhe ligjvënësve para të cilëve do të mbajë një fjalim.

Gjithashtu Fyle në Beograd e ka prezantuar edhe projekt-orarin kohorë dhe dinamikën e skriningut (shikimit të tërësishëm të harmonizimit të ligjeve të Serbisë me BE) të reformave që i ka zbatuar Serbia dhe i cili do të nis më 1 shtator dhe do të zgjas deri në qershor të vitit 2015.

“Javën e ardhshme do t’ua prezantojmë në Bruksel projekt-kornizën për negociata vendeve anëtare të BE, dhe pas debatit ajo kornizë do të duhej të miratohej me qëllim që konferenca e parë ndërqeveritare të mbahet më së voni në janar të vitit të ardhshëm”, theksoi ai, transmeton RTK.

Sipas komisionerit evropian, shumëçka është punuar, por nevojitet shumë përpjekje që të arrihet deri tek konferenca e parë ndërqeveritare në janar ose ndoshta më herët.

Fyle tha se është propozim që çështja e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Beogradit e Prishtinës të trajtohet në kaptinën 35 e cila do të ishte hapur nga fillimi deri në mbarim të negociatave me Serbinë.

“E kemi zgjedhur kaptinën 35 dhe u kemi propozuar vendeve anëtare që për atë të aplikohet proceduar e njëjtë sikur që kemi pasur për kaptinën 23 – gjyqësia, liritë themelore e gjyqësia dhe sipas parimit të njëjtë të haptë qysh në fillin, që vazhdimisht të jetë e hapur dhe të mbyllet në fund”, theksoi zyrtari i lartë i BE.

Kryeministri serb Ivica Daçiq në konferencën e njëjtë për gazetarë deklaroi se krye-negociatori i Serbisë në negociatat me BE nuk duhet të jetë personalitet i lartë politik, sepse në nivelin politik do të ekzistojë delegacioni shtetëror që do të marrë pjesë në negociata. Ai shtoi se të gjitha trupat tjerë që nevojiten praktikisht veç janë formuar dhe mbetet të formohet delegacioni shtetëror dhe krye-negociatori teknik.

Daçiq konsideron se sa më shumë njerëz duhet të inkuadrohen në negociata që të gjithë sektorët në shoqëri të jenë aktiv, përfshirë edhe sektorin civil dhe OJQ dhe specialistët e profesionist të ndryshëm.

Duke u ndërlidhur edhe në çështjen e Kosovës që përfshihet në kaptinën 35, Daçiq ka theksuar se BE e di se Serbia kurrë nuk do ta njeh pavarësinë e Kosovës.

“Ne presim që në kornizën negociatore të mos ketë formulime që do të vënë në dukje se Serbia duhet patjetër ta pranojë pavarësinë e Kosovës. Kjo për ne do të ishte absolutisht e papranueshme”, ka theksuar kryeministri serb.

Më Shumë

Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 800 gjoba trafiku për 24 orë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të kaluara ka shqiptuar 1830 gjoba në trafik. Sipas raportit të policisë, gjatë 24...

Kryetari i Dragashit nga radhët e LDK’së s’u ftua  në përurimin e rrugës që u shtrua me paratë e Qeverisë, atje ishte Kurti

Para dy ditësh është përuruar asfaltimi i një rruge që lidh fshatin Kërstec të Komunës së Dragashit dhe dy fshatra të Shqipërisë të banuar...

Lajmet e Fundit