17 C
Prizren
E hënë, 11 Maj, 2026

Pjesëtarë të Mbrojtjes Civile edhe në Polici

Mbrojtja civileDelegacioni i Kosovës dhe ai i Serbisë prej së martës në Bruksel janë përpjekur të gjejnë modalitetet e integrimit të strukturave ilegale të sigurisë në institucione të Kosovës.

Zëvendëskryeministrja Edita Tahiri ka thënë të mos jenë shënuar përparime konkrete në këto takime dhe problem në vete ka përmendur Mbrojtjen Civile, që refuzon të dorëzojë armët. E në MPB kanë konfirmuar se pjesë e policisë do të jenë edhe pjesëtare të këtij formacioni ilegal të Ministrisë së Mbrojtjes të Serbisë. Krahas Policisë, për ta do të hapin dyert edhe Forca e Sigurisë për Menaxhimin e Emergjencave.

Në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Kosvës e kanë konfirmuar të dhënën se do të ndodhë rekrutimi në polici i pjesëtarëve të kësaj strukture, së cilës institucionet e Kosovës ia kanë faturuar përgjegjësinë për një numër të madh krimesh që kanë ndodhur në veri të Mitrovicës, si dhe në tri komunat veriore me shumisë serbe: Zveçan, Leposaviq e Zubin Potok.
Në ministri nuk kanë saktësuar numrin e pjesëtarëve të këtij formacioni që do të zënë vend në mekanizma të sigurisë së vendit. Kanë thënë se janë duke u definuar shifrat, shkruan Koha Ditore.

“Ne mund të kemi vlerësime të përafërta, sepse ende nuk e kemi të saktë numrin se sa policë nga Mbrojtja Civile do të integrohen në Policinë e Kosvës, kur të kemi të dhëna të sakta do të kemi edhe përgjigje të detajuar”, është përgjigjja e Zyrës për informim e MPB-së, e dhënë në kontekst të disa pyetjeve të gazetës që i referohen integrimit të strukturave ilegale serbe.
Burime të gazetës kanë thënë se brenda pak kohësh, MPB-ja do të shpallë konkurs për vende të lira në Policinë e Kosvës.

Më Shumë

Tre arinj futen në oborrin e një shtëpie në Hoçë të Prizrenit, u vërsulen disa banorëve që i incizonin

Tre arinj janë parë në oborrin e një shtëpie në fshatin Hoçë të Prizrenit. Prezenca e tyre ka krijuar shqetësim te banorët e zonës. TV Prizreni publikoi...

Zhvilloi provën e parë në Eurovision, Alis: Emocione trefish më të forta, ëndërr që po bëhet realitet

Alis Kallaci, fituesi i Festivalit të 64 të RTSH me këngën “Nan” ka ndarë emocionet dhe përjetimet nga prova e parë gjenerale në skenën...

Lajmet e Fundit