16.8 C
Prizren
E enjte, 28 Mars, 2024

Galtier: Neymar është lider i PSG

PSG arriti suksesin e 7 në kampionat në një transfertë delikate si ajo e Lyon. Një takim i cili u vulos me firmën e argjentinasit Leo Messi dhe tani kampionët e Francës kryesojnë të vetëm me 22 pikë, pasi Marseille dhe Lens u ndalën në barazim në raundin e tetë.

Trajneri i PSG, Christophe Galtier u shpreh i lumtur për ekipin e tij dhe deklaroi se skuadra është e gatshme të sakrifikoj çdo gjë për të fituar çdo trofe sezonal.

“Jam i lumtur për tri pikët dhe jo vetëm. Zhvilluam një ndeshje të mirë dhe vrapuam shumë. Krijuam një volum të lartë, por ishte edhe meritë e kundërshtarit, e sidomos e Anthony Lopes që ishte në formë dhe na mohoi golin në disa raste. Ajo çfarë më pëlqeu ishte se dhe me një rezultat minimal, përballë një kundërshtari të fortë e përballuam shumë mirë presionin dhe në fund morëm maksimumin. Në pjesën e dytë i kushtuam rëndësi administrimit dhe Neymar na dha një balancim shumë të mirë për të ruajtur ekuilibrat. Jam i lumtur sepse lojtarët po tregohen profesionist në maksimum dhe janë të gatshëm të sakrifikojnë çdo gjë për të bërë një sezon të madh. Pas pushimit duhet të punojmë shumë më shumë, pasi na duhet të rigjejmë përsëri ekuilibrat që të vazhdojmë këtë rrugë pasi ngarkesa është shumë e madhe.” – përfundoi Galtier.

PSG numëron 6 fitore radhazi midis kampionatit dhe Champions League, ndërsa në këtë sezon të ri, vetëm Monaco ka arritur ta ndalojë në një barazim, ndërsa pas pushimit, parizienët do të zbresin në fushën e lojës përballë Nice.

Më Shumë

Lajmet e Fundit