14.8 C
Prizren
E enjte, 2 Maj, 2024

Gani Sunduri ekspozitë personale në Sofje

Në organizimin e disa shoqatave të stripit dhe të karikaturës në Bullgari si dhe me përkrahjen e ambasadës të Kosovës në Sofje artisti Gani Sunduri më datën 15 Prill 2015 hap ekspozitën e tij personale.

Me organizimin dhe ftesën e shoqatës të karikaturistëve “Partia Dobrego Humor” në Bullgari (Partia e Humorit të Mirë) si dhe të pesë shoqatave të stripit dhe karikaturës artisti do të hap ekspozitën e tij të dytë ndërkombëtare në Sofje të Bulgari-së artisti do të hap ekspozitë e tij në ndërtesën e Ambasadës së Kosovës në Bulgari.

Artisti Sunduri është ambasador i karikaturës për Kosovën në shoqatën “Partia Dobrego Humor” me seli në Poloni. Po ashtu në Sofje do të zyrtarizohet edhe dega e shoqatës “Partia Dobrego Humor” – Kosovë, ku Sunduri do të jetë në udhëheqjen e kësaj dege.

Sunduri pas zgjedhjes të pozitës të ambasadorit deklaron që ka një përkrahje të madhe nga shoqatat dhe artistët nga mbarë bota në promovimin e kësaj lëmie të Kosovës.

Artisiti përpos ekspozitës do të takohet edhe me përfaqësuesit e shoqatave të stripit dhe të karikaturës për të ngritur në një nivel më të mirë festivalin e 11-të ndërkombëtarë të stripit dhe Karikaturës që do të mbahet në Prizren në tetor të këtij viti.

Duhet të ceket që ekspozita personale e artistit është e 6-ta me rallë dhe e 2-ta ndërkombëtare./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Përurohen kabinetet e shkencave të gjimnazit “Gjon Buzuku” dhe shkollës fillore “Motrat Qiriazi” në Prizren

Sot, u përuruan kabinetet e shkencave (Fizikë, Kimi, Biologji dhe Gjeografi) në SHFMU “Motrat Qiriazi” dhe gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren, një bashkëfinancim mes...

Dy personat e vdekur në aksident janë nga Prizreni

Dy persona kanë vdekur si pasojë e një aksidenti mes një motoçiklete dhe një veture qe ka ndodhur në Shirokë të Suharekës. Dy personat e...

Lajmet e Fundit