Ka vdekur nobelisti Gunter Grass

Pak orë më parë ka vdekur, në Lubecca, në moshën 87 vjeçare, shkrimtari dhe dramaturgu gjerman Gunter Grass. E kishte fituar Nobelin për letërsi më 1999. Lajmin e ka bërë të ditur shtëpia botuese Steidl.

I lindur më 1927, në Danzica, ai ishte njëri prej përfaqësuesve të Grupit ’47, lëvizje që kontribuoi në rilindjen e Gjermanisë pas epokës së errët të nazizmit.

Ishte i njohur sidomos për romanin ‘Daullja e llamarintë’.

Më Shumë

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. E bërë pjesë e këtij reality shoë që nga dita e parë, Moza...

Përfundon instalimi i pajisjeve 35 kV në nënstacionin “Prizreni 1”

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka përfunduar instalimin e kabllove dhe kthinave të reja 35 kV në nënstacionin 110/35/10 kV...

Parajsa në ty

Lajmet e Fundit