0.2 C
Prizren
E martë, 30 Dhjetor, 2025

Gashi kritikon VV-në në Prizren: 20 milionë euro nuk janë investuar, as semaforat në qytet nuk funksionojnë

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Kujtim Gashi, në TV Malisheva ka kritikuar qeverisjen e Vetëvendosjes në Prizren.

Ai ndër të tjera, ka thënë se nuk ka qytetarë të kënaqur me qeverisjen e VV-së në Prizren, ngase nuk dihej se kush i merrte vendimet në Komunë dhe për shkak të paaftësisë për investime në këtë komunë.

“Nuk ka qytetarë të kënaqur të Prizrenit me qeverisjen nga kryetari Haskukaj. Aty nuk ka as vendimmarrje, nuk dihet kush i merr vendimet, që duhej të ishte kryetari i Komunës. Për më keq, këtë kohë sa ka qeverisuar Vetëvendosja, kemi rreth 20 milionë euro që i ka marrë Qeveria e Kosovës pasi ata nuk kanë qenë në gjendje t’i investojnë në Prizren.”, ka thënë Gashi.

Ai gjendjen e Prizrenit e ka ilustruar me gjendjen e semaforave në këtë qytetet.

“Për ta ilustruar këtë gjendje, mjafton të vini në Prizren dhe e shihni që as semaforat nuk funksionojnë”, shtoi ai.

Më Shumë

Shannon Shorter i bashkohet Bashkimit

Bashkimi ka zyrtarizuar sot afrimin e lojtarit amerikan Shannon Shorter. Lojtari me përvojë të gjatë ndërkombëtare pritet të sjellë forcë, stabilitet dhe lidership në repartin...

“Emrin tënd e përjetësova”, Kastriot Tusha sot sjell këngën për Komandant Drinin

Një ngjarje e veçantë muzikore dhe historike do të shënohet këtë të enjte në Prizren, me premierën e këngës kushtuar legjendës së luftës dhe...

Shi dhe borë sot

Lajmet e Fundit